osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ta ketë me Mynyr Konin? Rama: Universiteti s’është për tendera, janë bërë “doktorrët” si shalqi që gjen çdo cep rruge

Ta ketë me Mynyr Konin? Rama: Universiteti s’është për tendera, janë bërë “doktorrët” si shalqi që gjen çdo cep rruge

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës ka sulmuar sërish pedagogët.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek vlerësimi i titujve akademikë, ku sipas tij, shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre.

“Ne kemi preferuar që mos ndërhyjmë, por realisht është problem. Ju i bëtë protestat dhe i harruat. Unë nuk i kam harruar. Kur thosha do mbetem protestuesi i fundit ju qeshnit.

Unë nuk e kam harruar që një nga arsyet kryesore që ishte dhe mbetet shqetësim është vlera reale e titujve akademik. Ca po bëhet me këtë zero, asgjë. Pse? Sepse këtë do ta bëjë universiteti.

Universiteti i jep titujt dhe universiteti i vlerëson titujt. Ajo hap një proces njësoj si ai i gjykatësve dhe prokurorëve. Ka shumë nga ata që janë brenda dhe ju shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë vlere dhe baze.

Jo sepse duhet thënë për politikë, por unë e besoj që shumica e pedagogëve janë në vendin e duhur dhe janë me meritë. Ama një pjesë ca profesorë janë ata? Doktor shkencash, u bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Në çdo cep rruge gjen shalqi”, deklaroi Rama.

Rama ka shigjetuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, ndërsa e fajësoi atë si përgjegjësin kryesor për mungesën e aksesit të studentëve në “Bibliotekën Online”.

Ai tha se universiteti nuk mund të përdoret për të krijuar tendera, por për t’iu shërbyer nevojave imediate, që kanë të gjithë studentët në universitetin e Tiranës.

“Ky është kulmi, që të sigurohet biblioteka dixhitale për studentët dhe që UT që mos ta përdori dot se nuk ka sistem teknologjik, që lejon përdorimin e bibliotekës dhe studentet të jenë të përjashtuar nga aksesi për shkak se rektori dhe rektorati, të cilët kanë përgjegjësi. Kjo është kulmi. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër.

Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është, se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne.

Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar universitetin për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem”, tha Rama.

Kryeministri tha se programi “Kombëtar dhe Praktika e Punës” në kuadër të “Paktit për Universitetin’ për të rinjtë dhe të rejat në administratë është një mundësi e mirë, e cila në thelb iu shton studentëve aftësitë dhe eksperiencën e duhur.