Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri kanë dalë sot në protestë.
“O serbë, më keq se serbët jeni” dëgjohen banorët, të cilët nuk lejojnë veprimin e fadormave pasi kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre, para se të vijohet me projektin, ndaj ka pasur konfrontime mes banorëve dhe policisë.
Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të tyre. Deputeti Klevis Balliu tha se është e padrejtë që kërkohet të nxirren në rrugë këta banorë.
“Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ta mbrojnë shtëpinë e tyre nga ky pushtues. Është pushtetuese asgjë tjetër, iu kanë sjellë fadromat tek dera.
Në çdo vend të botës ndodhin projekte por ka zgjidhe, ka banesa sociale dëmshpërblim po këta ku të shkojnë? Se nuk iu kanë dhënë asnjë zgjidhe”,- u shpreh ai.