osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hipokritë e pafytyrë Meta e Basha përshëndesin miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe… ngushëllojnë mikun Gruevski për humbjen

Hipokritë e pafytyrë Meta e Basha përshëndesin miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe… ngushëllojnë mikun Gruevski për humbjen

Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni është miratuar sot mes tensionesh të forta.

64 vota të shqiptarëve dhe të partisë maqedonase në mazhorancë të Zaev kanë qënë pro miratimit të këtij ligji.

Ndërkohë që ish kryeministri dhe armiku më i madh i gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në Maqedoni Nikola Gruevski ka qënë kundër. Partia që ai ka drejtuar nuk votoi fare. Duke qëndruar në linjën e vjetër të Gruevskit por dhe të presidentit Ivanov kundër shqiptarëve.

Presidenti Ivanov nuk e firmosi fare ligjin, duke u shprehur kundër gjuhës shqipe në Maqedoni. Ndërsa ish kryeministri Nikola Gruevski jo vetëm që nuk votoi dhe ishte kundër por pati dhe përplasje fizike me kryetarin e Kuvendit, shqiptarin Telat Xhaferri. Deri këtu është pjesa maqedonase.

Në lojë hyn më pas hipokrizia shqiptare. Ilir Meta Presidenti i Shqipërisë dhe Lulzim Basha kryetari i PD janë “bythë e brekë” pro Nikolla Gruevskit. Madje e kanë mbështetur shumë fort gjatë krizës gati një vjeçare qeverisëse në Maqedoni por dhe pas zgjedhjeve. Duke lobuar fort që partitë shqiptare të bënin koalicion me Gruevskin dhe jo me Zaevin.

Madje Meta dhe Basha sulmuan fort Ramën për platformën shqiptare me argumentin se po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë. E akuzuan se është kundër shqiptarëve të Maqedonisë me mbështetjen ndaj Zaev. Kurse Basha arriti deri aty sa përshëndeti krijimin e qeverisë nga Gruevski, duke dhënë një lajm të rremë por dhe zbuluar dëshirën dhe lobimin për për Gruevskin në qeverisje.

Pavarësisht se Gruevski kishte marrë aq deputetë në Kuvendin e Maqedonisë thjeshtë dhe vetëm me strategjinë zgjedhore antishqiptare. Ndërsa Zaev jo vetëm kishte premtuar se do të fuste gjuhën shqipe në Maqedoni zyrtarisht, por dhe premtime të tjera. Që për hir të së vërtetës deri më tani i ka mbajtur të gjitha premtimet për shqiptarët.

Madje ka në përbërje të grupit të vet parlamentar dhe shqiptarë, si dhe u ka dhënë shqiptarëve poste kryesore në qeveri, legjislativ dhe në jetën politike e administrative maqedonase.

Vetëm Meduh Thaçin nuk e ftoi në qeveri. Si kamikaz i Metës dhe i gatshëm për qeveri me Gruevskin. Ndërsa sot në miratimin e ligjit hipokrizia plasi sheshit.

I pari ishte Ilir Meta që e përshëndeti miratimin e ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni. E cilëson një akt historik për të ardhmen.

“Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime!” shkruan Meta në Facebook.

Në të njejtën linjë ka qënë dhe kryetari i PD Lulzim Basha, i cili e cilëson këtë ligj si një hap para për klimë bashkëjetese.

“PD përshëndet votimin në Parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe. Ky votim është nje hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë. PD përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe nxit e inkurajon bashkëpunimin politik mes tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. PD mbështet një Maqedoni stabile dhe të integruar në strukturat euroatlantike si interesi më i mirë i stabilitetit dhe përparimit të rajonit drejt integrimit europian dhe euroatlantik” reagon partia e Bashës.

Një hipokrizi neto e Metës dhe Bashës, të cilët ndoshta s’kanë munguar të ngushëllojnë fshehurazi mikun e tyre Gruevski për këtë humbje. Sepse për Gruevskin miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni ishte një humbje e madhe, ndaj e lëshuan nervat dhe u përplas me kryeparlamentarin Telat Xhaferri./Pamfleti.com