Në kulmin e krizës politike Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjellin në Tiranë zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer. Palmer do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.
Në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan do të takohet sot pasdite me kryeministrin Edi Rama, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës, por kjo nuk është konfirmuar, pra pritet të zhvilloj takim me përfaqësuesit e opozitës në grup ku kryesori do jetë Berisha.
Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë, për të shprehur mendimet e tij në lidhje me situatën në vend.