Kreu i Partisë Demokratike i pranishëm dje në Luz të Kavajës ngriti alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet bujqësia shqiptare. Fajtor për këtë bëri kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.
Mirëpo një ditë pas akuzave të Bashës, Rama ka reaguar me një postim në Facebook. Kryeministri ka treguar një nga arritjet e fundit të qeverisë së tij, teksa iu ka uruar të gjithëve një javë të mbarë.
“MIRËMËNGJES –dhe me këtë shembull domethënës të suksesit në agropërpunim, falë edhe mbështetjes financiare të qeverise, ju uroj një javë të mbarë –”,shkruan Rama.