Ëndrrat e të gjithë atyre personave që kanë imagjinuar gjithmonë të shikojnë një objekt që ka formën e makinës të fluturojë është bërë realitet.
E themi këtë, pasi së fundmi në Vjenë është prezantuar për herë të parë një taksi-dron. Ka qenë kompania kineze “Ehang”, ajo që e ka bërë të mundur këtë gjë.
Mësohet se taksia fluturuese është quajtur “EHang 216” dhe se është një mjet autonom me dy vende me një dizajn elegant, mjaftohet me disa ngritje të shkurtra vertikale prej disa dhjetëra metrash, të pasuara nga ulje në pikën e nisjes, duke mos e kaluar tribunën e stadiumit “Generali Arena” të kryeqytetit austriak ku u zhvillua ky demonstrim.
Gjithashtu e ditur bëhet se “EHang 216’’ ka tetë helika, por bën një zhurmë më të vogël se një helikopterit klasik.