Apple ka rënë nga “froni” si kompania më fitimprurëse në botë. Tashmë, në krye të listës si më fitimprurësja renditet kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”.
Kompania u detyrua të publikojë të dhënat financiare, të cilat u vlerësuan nga Moody. Fitimet e Saudi Aramco llogariten në 111.1 miliardë $ në 2018.
“Bloomberg”, thekson se fitimi neto i kompanisë arabe është i barabartë me të ardhurat e Apple, kompanisë mëmë Google Alphabet dhe Exxon Mobil së bashku.