Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz. Përmes një postimi në twitter ku ka shpërndarë një lajm të publikuar ditën e sotme nga Shqiptarja.com, ku Basha konteston projektin e iniciuar prej tij në vitin 2013, Veliaj deklaron se këto qëndrime të PD-së vijnë nga ata që në katër vite që drejtuan Bashkinë e Tiranës nuk ndërtuan asnjë shkollë.
Veliaj shpreh bindjen se Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu, ku nuk do ketë asnjë njeri më si kontigjent për mitingjet e dhunës.
“Normal që ndryshon qëndrim, dhe ai dhe dhëndri që vetë e firmosën! Në 4 vjet nuk ndërtuan ASNJË shkollë! Plus, nëse Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu, nuk do ketë asnjë njeri më si kontigjent për mitingjet e dhunës”, shkruan Veliaj.