Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka nisur prej ditësh përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve vendore pasi u konfirmua si kandidat i kësaj force politike për kryebashkiak të Lezhës.
Së fundmi ai ka postuar një fotografi krah kryeministrit Edi Rama, ku të dy duken teksa qëndrojnë në shi së bashku me një grup simpatizantësh.
“Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka…! Sepse ne nuk flemë gjumë, ne punojmë!”, shkruan Ndreu në rrjetet sociale.