Presidenti Ilir Meta, pas “divorcit” politik me gruan, ka nisur një fushatë sensibilizuese: “ta haj kush ta haj”, ku herë shfaqet si alpinist e herë si nikoqir, tani na është kthyer në një amvisë për ta pasur zili.
Ditën e djeshme ai është kapur “pamendje”, duke blerë fruta dhe perime e ushqim bio nga veriu në jug, meqënëse siç e cilëson edhe vetë ai: “Të shtunat na gjejnë gjithmonë duke bërë diçka ndryshe ose më pranë familjes, pavarësisht angazhimeve që kemi në ditët e tjera të javës”.
Duke qenë “pa grua”, i gjendur duke bërë pazar, teknikisht Iliri i bie dhe të gatuaj drekën, edhe të laj enët, e të fshij pluhurat, e të tjera si këto…! Praktikisht Iliri “pa grua” është një amvisë e vërtetë.
Për dreq, natën kur mbështet kokën në jastëk, e parafytyrojë tek lutet me duart e thara dhe të plasura nga testi i keq i enëve, që i ngre drejt qiellit:
“Aman o Zot, ma mbyll këtë mandat në presidencë! Të paktën plotëso Kushtetuesen, se me disa ndërhyrje taktike, shkarkimin do e kërkoj vetë.
Aman, o Zot, ma kthe Monën… ose shkrije me gjithë LSI, që ky mankth të mbaroj një herë e mirë.”
Pra, nëse fotografia e pazarxhiut President do të ishte e vërtetë dhe jo një kopjim i shëmtuar i pazarit të famshëm të kancelares gjermane Angela Merkel, dyqani nuk do të rrethohej nga dhjetra policë, brenda një zone rezidenciale!
Dikush duhet ta këshilloj presidentin, para se të dal për pazar, se buka nuk kushton më 60 lekë si ngahera!/Ekskluzive.al