Ilir Meta nga Durrësi ditën e sotme u bëri thirrje palëve që të ulen në dialog dhe të lënë demonstrimet e forcës përmes mitingjeve dhe anti-mitingjeve. Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka refuzuar thirrjen e kreut të shtetit.
Nga Rrogozhina ku ishte në një takim me simpatizantët, ai deklaroi se opozita është e vendosur për të larguar Edi Ramën me protesta ushtarësh ndërsa siguroi demokratët që nuk do të ketë kompromise dhe pazar.
Basha tha:
“Nuk ka e nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj.Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhjeje të thellë politike, që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe çdo prindi, pensionistëve, fermerëve për një Shqipëri europiane të bëhet realitet.”
Pas këtij fjalimi të gjithë shpërthyen në ovacione dhe lot nga shakat e ktrripura të Lulit