Kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe 12 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë në lidhje me protestat e ditës së premte në qytetin e Kukësit, kur PD organizoi simpatizantët e saj për t’i bërë “pritë” kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në qytetin verilindor.
Ndërkohë që përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai shton se Edi Rama të vret dhe pastaj të kërkon falje.
Postimi
Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter, ngaqe nuk kishte lek te paguante taksen e rruges, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime. Sipas llogarise se tij, nja 100 kuksiane jane verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkise se Kukesit. Kush proteston eshte i verber, kush i lepihet kryeministrit, eshte i sheruar.
Po kur eshte aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet te procedoje tere ata burra protestues qe sipas Okulistit Rama jane qorra?
Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, qe shikojne gjithmone majtas.
Pse te mos ia japim bashkine e Kukesit Edi Rames, meqe eshte mjeshter per te futur ne burg kuksjanët; per t’i genjyer dhe per t’i ndeshkuar. Por ia falim te gjitha, se ai eshte burre i vertete: te vret, pastaj kerkon falje.
Në fakt Bashkim Shehu është qorri më i madh sepse nuk e dimë se cilin ka vrarë, rrahur apo dhunuar Rama?! Kurse kryetari i tij de fakto dhe ai de jure kanë vrarë, masakruar, dhunuar, vjedhur dhe grabitur Kuksin realisht. Ndaj Rama ka të drejtë për qorrat dhe kryeqorrin që drejton deri dhe per pak kohë Bashkinë e Kuksit.