osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja prapaskenat e ndërkombëtarëve që tmerrojnë Kryemadhin: SHBA, BE dhe OSBE në “aksion” për shkrirjen e LSI!

Ja prapaskenat e ndërkombëtarëve që tmerrojnë Kryemadhin: SHBA, BE dhe OSBE në “aksion” për shkrirjen e LSI!

Lëvizjet e ndërkombëtarëve për të zëvendësuar PD-LSI në Parlament dhe mbyllja e reformës zgjedhore brenda majit, duket se ka alarmuar jashtë mase Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë protestës së të mërkurës dhe gjatë një interviste dy ditë më parë, Monika Kryemadhi ka sulmuar shumë ashpër ndërkombëtarët, e veçanërisht ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt.

Por pse kanë nisur këto sulme? Çfarë e tremb kryetaren e LSI dhe bashkëshorten e Presidentit të Republikës? Në korridoret e politikës prej disa javësh flitet se djegia e mandateve dhe reforma zgjedhore mund të jetë një strategji, pas së cilës fshihen ndërkombëtarët, me qëllim zhdukjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga skena politike. Fakti që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po i sulmon shumë fort ndërkombëtarët, shton bindjet se një gjë e tillë është e vërtetë.

Po si do ta çojnë ndërkombëtarët përpara planin e tyre anti-LSI? Së pari Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe OSBE kanë lobuar fort për të futur në Kuvendin e Shqipërisë deputetët të rinj nga lista pasardhëse, pasi PD dhe LSI. Pothuajse, të gjithë kandidatët janë kontaktuar nga ndërkombëtarët, teksa një meritë të veçantë në futjen e deputetëve të rinj në Parlament e ka ambasada e OSBE në Tiranë.

Reforma zgjedhore pa LSI

Së dyti, ndërkombëtarët kanë nisur lëvizjet, për mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore. Drafti i kësaj reforme pritet që shumë shpejt të votohet në Parlament, pasi ka pëlqimin e Partisë Socialiste, ndërkohë që në të janë reflektuar edhe propozimet e OSBE/ODHIR. Por miratimi i kësaj reforme ka ngjallur panik tek LSI, pasi i jep goditjen finale partisë së Kryemadhit.

Në draftin e hartuar nga PS në bashkëpunim me ndërkombëtarët, të drejtën për të pasur komisionerë e kanë vetëm dy partitë e mëdha, sikundër janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, duke i hequr të drejtën partisë së Kryemadhit për të pasur komisionerë. Ç’ka do të thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim del më e humbura nga miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, duke dalë jashtë politikës dhe humbur çdo akses.

Ndërkombëtarët indiferentë ndaj krizës politike

Një tjetër fakt që tregon se ndërkombëtarëve nuk iu intereson më opozita dhe sidomos LSI-ja, është indiferentizmi i tyre karshi krizës politike që ka kapluar prej disa muajsh Shqipërinë. Para dy vitesh, pak para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare të 2017, Basha doli në rrugë dhe kërkoi që të bëhej pjesë e qeverisë, në mënyrë që njerëzit e tij të mbronin votat.

Kështu që, u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve, të cilët negociuan me opozitën dhe mazhorancën. Asokohe, kryeministri Edi Rama plotësoi të gjitha kërkesat e kreut të PD, Lulzim Basha dhe ky i fundit hyri në zgjedhje. Mirëpo, tani jemi në një situatat krejt të ndryshme nga ajo e dy viteve më parë. Kriza politike është e njëjta, por nuk kemi të njëjtën gatishmëri nga ana e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën. Gjatë javëve të fundit shumë zyrtarët të lartë të BE dhe SHBA, kanë vizituar Shqipërinë, por pas takimeve janë shprehur se nuk pranojnë që të negociojnë për krizën.

Pra, kjo lëvizje e ndërkombëtarëve, tregon qartë që ata nuk e duan më opozitën dhe se në interesin e tyre është krijimi i një opozite të re. Një gjë të tillë e dëshmoi dje edhe takimi që deputetja Rudina Hajdari zhvilloi me zyrtarin e DASH, Jonathan Moore.

Ja akzuat e Kryemadhit

Faktin se LSI po ndjen rrezikun, duke u zhdukur nga skena politike e konfirmojnë edhe sulmet e dy ditëve më parë të Kryemadhi në adresë të ndërkombëtarëve. “Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po t’i bëhet vetingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu”, deklaroi Kryemadhi. /Rigels Seliman