osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alarm në LSI! Ngritja e Kushtetueses dhe deputetët e rinj lëkundin pozitën e Metës!

Alarm në LSI! Ngritja e Kushtetueses dhe deputetët e rinj lëkundin pozitën e Metës!

Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të nisur përzgjedhjen e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, duket se ka rënduar pozitat e Presidentit të Republikës. KED ka bërë gati gjithçka për të emëruar 9 anëtarët e rinj, të cilët pritet që të japin një kontribut tepër të madh sa i takon debateve kushtetuese të lindura kohët e fundit.

Një ditë më parë gazeta tregoi se si me kthimin e Kushtetueses në normalitet do rikthehet debati i famshëm Rama-Meta për dekretet e ministrave. Por ky nuk është zhvillimi i vetëm, pasi me ringritjen e Kushtetueses, eliminohen të gjitha pengesat për të shkarkuar presidentin. Kur lindi sherri Qeveri-Presidencë për Sandër Lleshajn dhe më pas për Gent Cakajn, kryeministri e paralajmëroi disa herë presidentin se dhe mund të shkarkohej.

Por në atë kohë shkarkimi i Metës ishte një mision i pamundur. Sipas Kushtetutës, presidenti shkarkohet me 94 vota dhe në fund është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse vendimi i Parlamentit është i drejtë. “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës. Pra, në fillim të këtij viti qeveria nuk kishte as numrat e nevojshëm në sallë, por edhe nuk funksiononte Kushtetuesja. Kjo në një farë mënyre e ka bërë imun presidentin ndaj shkarkimit. Madje momentalisht, presidenti edhe sikur të kryejë një krim, nuk mund të shkarkohet dot.

Duke e ditur një gjë të tillë, Meta nisi dhe interpretimet e Kushtetutës dhe bllokoi shkarkimin e Bushatit apo emërimin e Cakajt, duke shkelur Kushtetutën. Por situata ka ndryshuar. Në Parlament janë futur deputetë të rinj, të cilët nuk kanë hezituar të bashkojnë votat me mazhorancën. Por po ashtu Kushtetuesja për punë ditësh do jetë gati. Të gjitha këto eliminojnë pengesat që ishin deri më tani për shkarkimin e presidentit.

Alarmi në LSI e Presidencë

Gjykata Kushtetuese do jetë ajo që do të vendosë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretet. Nëse argumentet e Metës bien, atëherë është në dorë të PS të vendosë për fatin e tij. Gazeta ka mësuar se momentalisht nuk flitet për shkarkimin e Metës, pasi një gjë e tillë do e acaronte debatin politik. Ai është i vetmi person me mandat që i ka mbetur opozitës dhe largimi i tij do e tensiononte situatën. Por futja e deputetëve të rinj dhe ngritja e Kushtetueses mësohet se kanë shqetësuar jashtë mase presidentin dhe LSI.

Më parë Meta ishte shumë i ashpër ndaj qeverisë. Ai lëshoi madje dhe sulme personale ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se ka kapur reformën në drejtësi dhe kërkon të destabilizojë Ballkanin me ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi. Por që sa kanë hyrë deputetët e rinj, Meta ka mbetur në heshtje. Ai refuzon të negociojë, ndërsa ka pritur në takim vetëm liderin demokrat Lulzim Basha, duke konfirmuar se ai është krah opozitës.

Por burimet i thanë gazetës se dhe LSI është vënë në alarm për fatin e presidentit. Kjo parti po punon fuqishëm që të ndalojë futjen e deputetëve të rinj në Parlament. Po ashtu dhe vetë Meta duket se e ka kuptuar se tani nuk është më i paprekshëm dhe është distancuar nga sulmet e akuzat. /Kliti Topalli