Përkundër kritikave të ndërkombëtarëve për protesta dhe djegien e mandateve, opozita mbetet e vendosur për të vijuar me tubimet në rrugë deri në ikjen e kryeministrit Rama.
Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike thotë se është e pandershme dhe jo korrekte të flasësh për dhunë në protestat e opozitës.
Madje Kadilli bëri një krahasim me ndeshjet e futbollit, ku te këto të fundit tha Kadilli ka shumë më tepër dhunë.
“Protesta ka qenë ndoshta instrumenti me i fortë presues qoftë për mazhorancën qoftë dhe ndërkombëtarët.Kujdesi që protestat të jenë të menaxhuara dhe të mos kalojnë në dhunë, në radhë të parë është vetëdije e fortë e PD-së. Ti quash këto protesta të dhunshme nuk është fort e ndershme dhe nuk është korrekte.
Janë protesta në numra masivë dhe nuk mund të themi që ka dhunë. Tifozët e një ndeshje bëjnë shumë më tepër dhunë në stadium kur pësojnë ndonjë gol apo kanë pakënaqësi me arbitrin sesa ndodh me një masë dhjetra-mijëra njerëz në shesh që kanë arsye madhore, jetike, janë të papunë, të pashpresë, të parespektuar.Duhet të ishin shumë herë më rebelë dhe agresivë por kanë qenë në kufijtë e vetëpërmbajtjes.
Kujdesi i ndërkombëtarëve është i mirëpritur por nuk ka dhunë në protesta. Protesta tregon forcën e reagimit qytetar dhe do të vazhdojë derisa mazhoranca të reflektojë. Edhe sondazhet e fundit bëjnë publik një fakt, që forcat e rreshtuara në opozitë sot janë në mazhorancë në këtë vend, 3-4 shqiptarë nuk e pranojnë për Kryeministër dhe ai vazhdon e bën tallavanë e përditshme.
Pas largimit të Edi Ramës çdo gjë është e hapur për ta realizuar përmes një qeverie tranzitore përfundimin e tranzicionit. Një qeveri tranzitore i jep fund tranzicionit në Shqipëri”, tha ai. Ky ishte i fundit në radhë nga tallavaxhit e rrugëve që deklaron si Oranews që i paska bërë mazhorance me sondazhe qesharake.