osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputet babai e…baxhellë mami!

Deputet babai e…baxhellë mami!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1./
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë me hidhërim të madh njofton vdekjen e parakohshme të deputetit Xhevahir Patllakja (Xhek Pata), një prej eksponentëve më të spikatur të parlamentarizmit dhe fjalës së lirë. Zoti Patllakja i lindur në një familje të varfër por patriotike vazhdoi me përpikmëri rrugën e nisur nga paraardhësitit e tij ndër shekuj e deri në ditët tona duke mos kursyer kontributet në dobi jo vetëm të fshatit dhe komunitetit ku u lind e u rrit por edhe në dobi të interesave mbarëshqiptare.

Kudo ku jetoi e punoi veçanërisht në Itali, Belgjikë e Angli zëri dhe sakrificat e tij nuk njohën kurrë stepje në ndihmë të shqiptarëve dhe vetë nënës Shqipëri.
Homazhet do të zhvillohen në hollin e Teatrit Kombëtar të Kukullave, nesër nga ora 10-12 ndërsa trupi i të ndjerit do të prehet në varezat e fshatit të lindjes Kardashjan të Njësisë Administrative Synet.
2./
-Bledi, Bledi, Bledi……Blediiiiii hajd këtu!-klithi shërbëtorja jonë filipinase. Unë u turra me vrap drejt dhomës nga vinte thirrja e frikshme.

-Zoti Xhek problem,kaq më tha në shqip aziatikja e shkurtër dhe tregoi me dorë nga dera e banjës.
Babai e shfrytëzonte vetëm për të bërë dush banjën që kishin prindërit e mi në dhomën e tyre të gjumit e ndërkohë që unë trokita fort, nuk erdhi asnjë përgjigje.

-Ba, o baaaa.Babi! O baaaa, ça po bën?
-O ba a je mirë?-pyeta por veç zhurmës së shiut të dushit nuk dëgjoja gjë tjetër. Pas derës së bardhë unë dhe filipinezja puthitnim veshët për ndonjë zë a sinjal por dukej e kotë.
-Zoti Xhek bummmm-mundohej të më rrëfente me shqipen e çalë shkurtabiqja me fytyrë të djersitur nga ankthi por unë nuk ia vura shumë veshin. Kapa dorezën e derës, e përkula poshtë dhe me trup i mëshova për ta shpartalluar.

Dera ishte e pakyçur nga brenda e u hap direkt. Ne të dy zgjatëm kokat ndërkohë që avulli i tepërt dhe aroma e shampove na u përplasën mbi fytyrë. Avulli iku si i tmerruar drejt hapësirës që hapi vetë dera e ndërsa pamja u qartësua ne pamë babain plasur më bythë mbi pllakën e dushit me kokën e varur në të djathtë dhe krahët e lëshuar krejt.

Sytë e hapur të tij me kokordhakët e zbardhur më tmerruan ndërsa shërbëtorja klithi sërish me një “jooooooo!” të stërzgjatur e teksa bëri kryqin me dorën e djathtë iku e lebetitur nga banja që po ftohej bashkë me trupin e tim eti.
Unë u ula më gjunjë dhe e vështroja si të isha fëmija para kangjellave të një kopshti zoologjik ku rasen kafshët e egra. Kisha frikë dhe ndot ta prekja. Hera e parë që shikoja një të vdekur por një ndjesi brenda vetes nuk po më përgatiste të hapja rubinetin e lotëve dhe qurreve.

-Baaa, o baaa a je mirë?-pyeta kësaj rradhe plot hipokrizi e ndërsa u bëra gati të ikja i hodha vështrimin e fundit tim eti. Ai u zhbë para syve të mi duke humbëtirë edhe zërin i tij të trashë imponues, trupin e gjatë plot muskuj, këmbët e depiluara prej qimeve dhe penisin e vogë të fishkur si fiqtë e sëmurë në bahçen e shtëpisë së gjyshes atje lart në fshatin e humbur…

3./
-Të tretat e vakisë do i kaloj vetëm me çunin!-foli prerë nëna ime në sy të gjithë vajtuesve e mysafirëve.
-Nuk dua njeri tjetër, dua të shkoj me tim bir në varreza e të qajmë bashkë!
-Çfarë thua moj nuse, a je në terezi?-pyeti halla e madhe e brofi më këmbë. Fustani i saj i zi i rinte sforcuar në trup e dukej që e kishte blerë me emergjencë.

Mamja ime si nuse kryeqyteti dhe e privilegjuar kishte vendosur veton e nuk e zgjati debatin me tradicionalët konservatorë të fisit. Fjalën e mbajti dhe për të tretat ne shkuam të parët në varezat e fisit Patllakja.

Pranvera dukej më e bukur në fshat dhe i vetmi privilegj i këtyre zonave të humbura mbeten përkëdheljet pa interes që ua ofrojnë stinët lozonjare.
Ne të dy lamë shtëpinë tre katëshe të gjyshes e cila stononte mes këllirës së fukarallëkut të atij fshati të braktisur e zbritëm tatëpjetë një lëndine ku ndodheshin varret e të parëve tanë me mermerët gjigandë të zinj ku ishin skalitur poezi e fytyrat e të ndjerëve.

Fundmarsi kishte bërë që pranë çdo varri edhe bari i njomë edhe luledelet mendjelhta të kishin zgjatur kokat ndërsa vari i babit tim mbuluar me gjullurdinë e luleve artificiale të dukej më i shëmtuari.

Ime më nxorri nga xhepi i palltos një paketë cigaresh e pasi hapi kapakun ma zgjati mua.
-Ndize një!-foli e nuk më pa në sy
-O ma po unë nuk e pi,ia ktheva përgjigjen rrufe
-Nuk është mirë të më gënjesh këtu, ky ka vdekur e mos ki frikë-replikoi nëna dhe ngriti sytë e thatë e më pa mëshirshëm.

Përgjigjia e saj ma dambllosi kokën e gati sa nuk u plasa mbi varin e ri të babait por frika sikur do të më rrëmbente brenda më bëri të fortë.
Ajo ndezi cigaren e saj, ma ndezi edhe mua, vendosi paketën mbi dheun e njomë nga kreu i varrit dhe tymoste duke prekur me këmbë një kurorë lulesh.

-As ti nuk ke qarë me shpirt këto ditë. As ti e as unë. E ndjen mungesën e babait?-më pyeti dhe sytë nuk i ngrinte të më shikonte.
Mua më dukej sikur më kishin sjellë pa dëshirë edhe në fshatin e babit, edhe në shtëpinë e gjyshes, edhe në rrugët dhe kodrat ku kishte kaluar fëmijërinë babi, edhe te varri i babit dukej sikur me siklet më kishin sjellë…

-O ma ça është kjo pyetje?-pyeta për tu mbrojtur e duke e ditur temperamentin agresiv të nënës time
prisja një nga ato qortimet e saj të frikshme.

Cigaren e parë e kishte lubitur. U përkul mbi varr për një të dytë, e ndezi sërish, struku çakmakun e shtrenjtë në xhep, ngriti sytë dhe më nguli shikimin. Me dorën e majtë të lirë më rroku rreth vetes, me dha një gjysëm përqafim e më puthi afër veshit.

-Ndaj erdhëm të dy vetëm këtu. Erdhëm të flasim të tre ne të gjallët dhe ky i vdekuri.
Ma largoi përqafimin dhe me të njëjtën dorë, dorën time shtrëngoi.
-Djalë, ti tani e tutje nuk je më i vogël. Ti nga sot e tutje po rritesh dyfish çdo sekondë
-O ma e di që unë nuk do ta zëvendësoj dot babin por mos u mërzit se nuk të le vetëm unë o maaaa!

Po ngashërehesha e po qaja me të vërtetë por sërish jo prej vdekjes së babait. Po më dhimbsej nëna dhe aty në atë varrezë dukej sikur do ta humbisja edhe atë.
Time mëje nuk i bënë përshtypje lotët e vërtetë të të birit dhe rrufe porsi nepërkat e qershorit mu vërtit:
-Sepse nuk dua ta zëvendësosh këtë të vdekurin këtu ndaj të solla vetëm!
-Nuk dua të më bëhesh si ky, nuk dua të të kem si ky, nuk dua të më fanepset ky, nuk dua një tjetër kopje si ky, nuk duaaaaa, nuk duaaaaaaa!-ngriti zërin një e gjallë mes të vdekurve që po spiunonin bisedën tonë.

U tremba, u tkura, u ngjetha dhe doja të fshihesha pas gurëve të varreve por gurët e zinj dukej sikur do të ma shkruanin edhe mua emrin mbi ta.
Fytyra e sime mëje u bë njësh me rrobat e zeza dhe transformimi i menjëhershëm i saj më drodhi leqet e këmbëve.

-Ma, o ma je mirë? e pyeta me gjysëm zëri ndërkohë që as shqetësimi im e as cigarja që i digjej mes gishtave të saj nuk po e sillnin në vete.
-Ulu!-më dha urdhër ajo dhe e para u ul në krahun e djathtë të kokës së varrit. Unë u ula në anën tjetër dhe vetëm prisja komandat e saj.

Paketa e cigareve gjysmohej e bashkë me të po zbrazej edhe shpirti im. Ime më tymoste e fliste pa pushim ndërsa unë nga bisedat e saj dukej sikur nuk do të kisha më fuqi të ecja e të vrapoja për t’iu larguar varrit të babit dhe varrit që po hapte para meje nëna ime e shtrenjtë.
-Me vdekjen e tij po të ngjall edhe të vërtetat, pëshpëriste kjo grua mes meje dhe një të vdekuri. Me vdekjen e tij ti burrërohesh më tepër dhe kështu justifikon edhe atë mungesë dashurie që ke pasur ndaj tij.
-Ti nuk e ke dashur kurrë këtë baba, jo se nuk të donte, jo se nuk të përkëdhelte, jo se nuk punoi për ty. Ti nuk e ke dashur se mes teje dhe tij nuk kishte rezonanca organike dhe pjalm gjeneze mes një ati dhe biri.

-O maaa, ça flet kështu, hajde ikim!-ia ndërpreva unë monologun por mamaja kafshoi buzën duke ma bërë me shenjë ta qepja gojën.
-Ti nuk e ke dashur sepse ti je një koktej spermash derdhur në vaginën time 19 vjet më parë. Sperma e këtij kodoshi ishte e fundit dhe jo rastësisht unë e detyrova ta gënjeja e ta joshja vetëm për hakmarrje.

-Ti ndoshta je vetëm 20 përqind djali i këtij. Ky është kopil e jo ti.Ti je ngjizja e një dashurie me dikë tjetër. Babai yt i vërtetë është një përzjerrje prej tre meshkujsh atë natë të ftohtë janari , ndërsa nëna jote e vërtetë është kurva që pasuroi këtë të vdekurin mes nesh. Kjo kurva po të flet, kjo kurva jam unë!…
-E dashurova babain tënd si e marrrë kur isha një adoleshente naive plot ëndrra idiote. I besova e iu nënshtrova si skllave pa kushte vetëm e vetëm të ishte i imi. Iu binda si Doruntina të ëmës vetëm e vetëm ti shfaqja botës premtimin e mbajtur. Më gënjeu, më dhunoi, më përcëlloi, më burgosi, më puthi, më preku e më rrahu. Më torturoi edhe mbi lëkurë edhe në shpirt.

E doja, iu binda. Kurvërova dhe e pasurova. U shkërdheva me qindra e qindra penisër të racave, madhësive e ngjyrave të ndryshme vetëm që paraja ime ta bënte atë të lumtur. Brodha rrugëve e bordellove të Milanos, Brukselit, Londrës me shpresën se një ditë do mbyllnim sytë të dy e do kapërdinim mëkatet e përbashkëta për të triumfuar mbi fukarrallëkun dhe skamjen. E prita me vite ndërsa shpirti më shkërdhehej bashkë me karakterin dhe krenarinë time. E prita derisa një ditë u ktheva këtu e ia plasa në sy:

-Merrmë për grua ose ndryshe do flas, do kërthas, do bërtas e do të të ras në qelitë e ftohta. Do të të marr pasuri e katandi e do ngordhësh si qen.
-Merrmë për grua tu mbyll gojën vëllezërve të mi që të të mos të vrasin as ty e as mua. Merrmë për grua e mos më shkatërro komplet. Dhe si burracak që ishte, e bëri.

Me paratë e mia hapej bythësh. Bleu prona, makina, plazhe,kostume, parfume, bleu politikën, shkollën, bleu vendin e deputetit. Bleu oratorinë, trashi zërin dhe kërcënimet. Bleu dhe turpin ndaj kurrë nuk i tregova as për ty që nuk ishe fëmija i tij i plotë.

Ky palo burrë që vriste e priste, dy metra i gjatë me muskuj, i tmerruar prej penisit të tij të vogë, që hapej bythësh e mbante dashnore me paratë e kurvërimit tim, sipërfaqësor në trimëri e kërcënues frikacak nuk ishte kurrë vetvetja. Nuk ishte kurrë i lumtur. Skuth e mëkatar vdiq. Ky që ishte bërë tmerr i parlamentit me kërcënime e poshtërime e ndjehej i frustruar sepse e mundonte e shkuara e kurrë nuk e bleu dot të ardhmen e qetë me paratë e kurvëllëkut…

Ky maskara që kërcënonte e shante nëpër televizione e parlament, ky pra që po na dëgjon edhe i frikësuar në var, ky që u bënte moral elektoratit e miletit, ky që po të bëhej kryeministër do i zhdukte edhe kriminelët, edhe kurvat, edhe bythqirët ngrodhi vetë si qen i molepsur nga krimi, u pasurua nga lekët e një kurve si mua dhe la trashëgimtar një djalë homoseksual si ty…

-Maaaa, ça thua kështu?-pyeta i shqetësuar frikshëm prej të vërtetave.
Makthin tim e la përgjysëm grumbulli i hallave që ia behën te varrezat duke qarë si histerike hipokrite vëllanë e tyre, makthin tim e la përgjysëm edhe thirrja për ezan që hoxha këndonte nga minarja ngjyrë qumështi e atij fshati të vdekur…