Kryeministri Rama së bashku me ministren e Infratrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluki kanë inspektuar sot punimet për ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar “loë cost”, në Kukës.
Sipas Ramës, aeroporti parashikohet të tërheqë rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë, për të arritur në vite në 1 milion pasagjerë, duke krijuar nga ana tjetër rreth 12 mijë vende pune në zonë si rezultat i aktivitetit të gjerë ekonomik që sjell aeroporti në jetën e një zone.
Ndërkohë, ministrja Balluku tha se puna për ndërtimin e këtij aeroporti do të zgjasë 24 muaj dhe premtoi se gjithçka do të realizohet brenda afatit, pa shtyrë asnjë ditë.
“Puna do të zgjasë 24 muaj. Të gjitha ndërtesat ekzistuese do të shemben, për të ndërtuar një terminal të rid he modern. Për shkak të pozitës së vështirë gjeografike, duhet të zgjerojmë pistën dhe kjo do kohë, por puna do përfundojë brenda 24 muajsh, pa pa kaluar asnjë ditë nga afati i përcaktuar”-tha ndër të tjera ministrja Balluku