Edi Rama pasi arriti në takimin me soacialistët, që sipas PD ka fluturar me helikopter, nuk la pa ironizuuar protestuesit kukësianët.
Kryeministri Edi Rama kërkon që të fitojë Bashkinë e Kukësit me emrin e Safet Gjicit dhe me premtin e ndërtimit të stadiumit të Kuksit dhe shumë shpejt rifillimin e punës në Aeroportin e qytetin verilindor.
“Ju njiheni për mikëpritjen, megjithëse disa tek rruga e thyejnë. Megjithatë cdo pyll ka derrat e vet!”
Pas humbjes në Kamëz, Safet Gjici do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Kukësit. Kryesocialisti Rama ka zgjedhur emrin e Gjicit si kandidat për të fituar bashkinë e demokratëve.
“Kandidatin për kryetar bashkie nuk e sollëm por e gjetëm mes jush, ja ku e keni këtu. Është pretendet për kampion po nuk fituat kampionatin te paktën fitoni bashkinë. Me vjen keq që jemi në kushtet kur kundërshtarët i kemi jashtë forme. Sado skuadër e mirë të jesh kur duhet të luash me një skuadër jashtë forme është e vështirë të luash në formë të shkëlqyer” u shpreh kryeministri
Në përgjigje të kryebashkiakut demokrat Bashkim Shehu, Kryeministri Rama premtoi elektoratin që aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda 12 muajve
“Shumica do vijnë për festa por dhe ca për protesta” tha me batute ai.
Rama u ndal dhe tek protestat e opozitës duke lënë të kuptohet se këto nuk sjellin zgjedhjet e parakohshme por dëmtojnë vendin.
Kliko linkun e videos:
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2282867505294729/?t=32