osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A po i bën gati Basha kandidatët për kryebashkiakë?! “Rrena” e vjetër e Lulit: Nga nesër formularët online për seleksionimet!

A po i bën gati Basha kandidatët për kryebashkiakë?! “Rrena” e vjetër e Lulit: Nga nesër formularët online për seleksionimet!

Lulzim Basha pasditen e sotme zhvilloi një bashkëbisedim me një grup të prezantuar si studentë por janë militantë të FRPD në Korpusin e Universitetit Politeknik të Tiranës. Lideri demokrat deri tani ka lënë të kuptohet se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me Edi Ramën kryeministër duke kërkuar më parë zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare. Por, sot Lulzim Basha ka dhënë sinjale se opozita po përgatitet edhe për zgjedhjet lokale, pavarësisht deklaratave.

Basha deklaroi se nesër PD-ja do të prezantojë sistemin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve në cdo nivel duke filluar nga vendor deri te qendror. “Me procesin e zgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim modelin evropian, do të mundësojmë që çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo nivel, kryebashkiak apo deputet të kenë mundësi të kandidojnë.

Nesër apo pasnesër ju do të shikoni vetë kur PD do të botojë online formularë të aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të PD. Do të jetë merita që do të përcaktojë se kush do të jetë ai apo jo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe vlerësimit transparent që do të përfaqësojë PD në një parlament të çliruar nga krimi dhe kriminelët” tha Basha. Fakti që Partia Demokratike e nis procesin për zgjedhjen e kandidatëve në këtë moment lë të kuptohet se opozita mund te marre pjese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Ne po adoptojmë një model europian brenda partisë tonë. Unë jam I vendosur ta modernizoj dhe ta demokratizoj Partinë Demokratike, dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore. Të partisë Konservatore në Angli, CDU-së Gjermane, Partisë Republikane Amerikane. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD-në, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat tona, vizionin tonë për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurrencës dhe ju jep mundësinë përmes garës të kontribuojnë nëqoftëse duan të marrin përgjegjësi publike.

Që të ndryshojë politika, në radhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimmarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur ti jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot, dhe nesër në qeverisje.

Si do ti japim fund? Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim praktikat europiane. Do të mundësojmë se çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë. Natyrisht do ta bëjmë këtë duke I pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shumfishuar paratë e tyre, jo për ti shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona.

Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vleresimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët” përfundoi Basha përrallën e radhës por e sajuar kaherë që para zgjedhjeve parlamentare kur u zgjodhën ballinjtë dhe salinjtë.