Nga Bledi Mane-Public Enemy
Sikur një moment të vetëm imagjinoni nëse Jamarbër Malltezi të mos ishte martuar me Argitën, vajzën e Sali Berishës.
Djali i mësuesit të historisë Luan Malltezi do ishte edhe ai mësues kimie në shkollën e rënuar 9 vjeçare në Kodër Kamëz.
Do rropatej çdo mëngjes duke shkuar me urbanin e linjës në periferi të Tiranës, do trishtohej me ambientet aspak normale të institucionit arsimor, do mbytej nga numuri i lartë i nxënësve për klasë. Do i neveritej aq shumë puna sa do vendostte të emigronte në Gjermani e tu shërbente pleqve në ndonjë azil province.
Por fatmirësisht Jamarbër Malltezi bëri gjënë e duhur në kohën e duhur me personin e gabuar.
Në fillim të viteve ’90 kur ishte student te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ato vite kur vajza e ish presidentit Sali Berisha, Argita, studioi vetëm një vit te e njëjta godinë e ku askush, asnjë student mashkull nuk i afrohej sepse ajo kishte më tepër qime në fytyrë se babai, vëllai i saj ishte më femëror se e motra.
Nuk ia varnin as çunat e Brakës dhe as zaptuesit e Qytetit Studenti…
Por Jamarbëri tentoi ta joshte. Dhe i eci kodoshit.
Ky Jamarbër i pari mashkull në jetën e Argitës qëlloi me një zë të hollë, i turpshëm, mediokër në paraqitje e në mentalitet por largpamës.
Kaq, kaq dhe e vetmja meritë e tij kjo është dhe kjo mebetet. Mundohej e mundohet në vitet që pasuan që të dalë prej guackës së krushqisë por nuk e formoi dot as unicitetin dhe as personalitetin e tij indipendent.
Kur bëhet baba, njerëzia e urojnë si “burrin e Argitës, dhëndërin e Salës”.
Kur ecën në rrugë, mileti nëse e sheh thotë “po kalon burri i Argitës, dhëndëri i Salës”.
Kur futet te oborri i Partisë Demokratike, militantët e respektojnë si “burrin e Argitës dhe dhëndërin e Salës”.
Nëse debaton nëpër studiot televizive, audienca rrëmben pultin e ndëron kanale e ofshan se nuk ka nerva të dëgjojë kur flet “burri i Argitës, dhendëri i Salës”.
Madje edhe kur kishte shkuar të protestonte kundër ndërtimit të shkollës së re në Kodër Kamëz dëgjova disa prindër nxënësish tek reaguan të dëshpëruar:
-Nuk kemi çfarë ti bëjmë këtij qerosi se është “burri i Argitës, dhëndëri i Saliut”!
Ashtu si prindërit e nxënësve të Kodër Kamzës po revoltohem edhe unë, jo sepse ky qerosi ka fuqi të ndalë progresin por pse keto 27 vite si kollovar në derën e Berishajve, pse u nënshtrua e u tjetërsua kaq poshtërsisht?
Fundja ka të drejtë, bëri kompromis me dinjitetin. Imagjinoni sikur të mos kishte marrë sforcërisht për grua vajzën e Saliut?
Jamarbër Malltezi do martohej me vajzën e Xhikut, fatorinos së linjës së Kamzës që të shkonte në punë qyl. Do përfitonte të mos blinte kurrë abone por nuk do kishte kurrë shansin të njihte e të kishte baxhanake Arminën!