osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-LSI në alarm nga opozita e re, lobime në ambasada dhe bisedime me PS për rikthimin në Parlament, zbardhen prapaskenat

PD-LSI në alarm nga opozita e re, lobime në ambasada dhe bisedime me PS për rikthimin në Parlament, zbardhen prapaskenat

Djegia e mandateve duket se po kthehet në bumerang për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Basha e Kryemadhi menduan se me këtë veprim do mund të detyronin Ramën të dorëhiqej, por nuk ndodhi aspak kështu. Deri më tani po duket qartë se nga ky veprim më të rrezikuara janë vetë PD e LSI, pasi deputetët e tyre po zëvendësohen në Parlament. Po ashtu nga dita në ditë po jepen sinjale se do dalin në dritë forca dhe lëvizje të reja politike.

Kjo gjë si duket e ka shqetësuar jashtë mase kreun demokrat Lulzim Basha, i cili po tenton që të gjejë një zgjidhje afatmesme. Sipas burimeve, opozita është vënë në lëvizje për të ndalur futjen e deputetëve të rinj në Parlament dhe pse jo të mundësojë rikthimin e deputetëve që kanë dhënë dorëheqjet. Gazeta ka mësuar se PD e LSI u kanë dërguar shkresa disa praj ambasadave të rëndësishme në vend, ku kërkojnë ndërhyrjen e tyre për të frenuar futjen e deputetëve të rinj.

Argumenti që japin PD e LSI është se Këshilli i Mandateve dhe KQZ janë duke shkelur ligjin, pasi nuk po ndjekin si duhet procedurat. Po ashtu, burimet thanë se PD po teton të negociojë në mënyrë të fshehtë me PS. Dy emra të njohur të këtyre partive kanë nisur bisedimet dhe sinjalet janë dhënë që në KQZ, e cila po vonon kalimin e mandateve. Gazeta denoncoi më herët se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bllokuar dhënien e mandateve. Me pretekstin se nuk gjenden adresat e kandidatëve, po mbahet peng kalimi i mandateve. Por edhe kjo duket se është një skenar se po bashkëpunohet mes PD e PS që të vonohet kalimi i mandateve.

Ende nuk dihet se çfarë mund të zgjidhet në këtë mes, pasi djegia e mandateve është kryer. E vetmja gjë janë zgjedhjet e parakohshme ose të arrihet një marrëveshje për të quajtur nul dorëheqjet. Në këtë aspekt, gazeta ka mësuar se po synohet që të përdoren ndërkombëtarët. Duke përdorur si pretekst presionin e tyre dhe faktin që Këshilli i Mandateve nuk i thirri deputetët të pranonin gojarisht dorëheqjet, gjithçka të bëhet nul. Sigurisht që dhe PS mund të bëjë lëshimet e veta në disa aspekte në emër dhe të integrimit, në mënyrë që të justifikohet rikthimi. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do ndodhë, pasi realizimi i skenarëve të mësipërm është shumë i vështirë.

Rreziku nga deputetët e rinj

Futja e deputetëve të rinj ka alarmuar një pjesë të madhe të deputetëve të PD e të LSI. Deri më tani PD-LSI kishin bllokuar reformën zgjedhore dhe ndryshimin e neve që ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese në ligjet e reformës në drejtësi. Por me futjen e emra të rinj pritet që këto ndryshime të bëhen. Sa i takon reformës zgjedhore PD e PS e kanë mbyllur paktin mes tyre. Drafti që ka shkuar në Parlament është i dakordësuar dhe përmes tij nxirret jashtë loje LSI. Edhe djegia e mandateve do të dëmtojë më tepër LSI sesa PD.

Demokratët e kanë një elektorat bazë dhe çfarëdo që të ndodhë ata do e votojnë në zgjedhje. Por LSI mbahet në këmbë vetëm nga ata që janë të punësuar. Qeveria ja ka shkarkuar pjesën më të madhe, ndërsa shumë të tjerë janë bashkuar me PS. Fakti që PD po negocion pa LSI me Ramën rrit dyshimet se po kthehemi te një 18 maj i dytë. Çfarëdo që të ndodhë tani LSI do humbë ndjeshëm në elektorat. Por nëse zgjedhjet mbahen në 2021 kjo parti me shumë gjasë mund të shkrihet. Megjithatë mbetet të shihet nëse PD e PS do gjejnë gjuhën e përbashkët për të gjetur një zgjidhje afatmesme. /Kliti Topalli