Qindra emigrantë kaluan natën jashtë në Selanik dhe po përpiqen përsëri për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Mediat greke raportojnë se ka pasur episode të vazhdueshme dhune ku refugjatët kanë hedhur gurë dhe shkopinj drejt policisë, ndërsa ata janë përgjigjur duke përdorur tymuese dhe lëndë të tjera kimike për të larguar turmën.
Si pasojë është plagosur një polic. Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut, shkruan Protothema.gr.
Ata thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjetet sociale e emëruar si “Karvani i Shpresës” për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut. Njoftohet se në këtë pjesë emigrantët kanë ngritur tenda.
Atyre iu është thënë të përpiqen ta kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Ballkanit. Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016.
Agjencia e OKB-së për refugjatët i ka paralajmëruar emigrantët që të mos bëjnë ftesa nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se kalimi i parregullt është “i rrezikshëm”.