Pyetja e Paul Rübig (PPE)
Tema: Dhunimi i ligjit të prokurimit publik dhe konkurrencës në Shqipëri
Sipas shumë raportimeve mediatike, ka pasur një numër dhunimesh të prokurimit publik dhe ligjit të konkurrencës në Shqipëri në lidhje me krijimin e një kompanie të re ajrore “Air Albania’ dhe ndërtimit të një aeroporti në Vlorë. Ato vënë në dukje kriteret e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë të cilat janë dhunuar dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë të cilat janë thyer.
Sipas këtyre raportimeve në media, autoritetet përkatëse të kontrollit në Shqipëri kanë dështuar në vijimësi të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës siç duhet.
A bie dakord komisioni me vlerësimin e këtyre raporteve të medias se ligji i prokurimit dhe ai i konkurrencës është dhunuar në këtë rast? Nëse po, çfarë masash praktike do të ndërmarrë Komisioni që të sigurohet që Shqipëria të respektojë dhe të zbatojë të gjitha rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës në dy rastet e mësipërme dhe më në përgjithësi të plotësojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizimit dhe Anëtarësimit BE-Shqipëri dhe nga rregullat e OBT?
Përgjigjja: Johanes Hahn, Komisioner
Sipas MSA-së, dhënia e kontratave publike mbi bazën e mosdiskriminimit dhe reciprocitetit, në veçanti në kontekstin e Organizatës Botërore të Tregtisë është një objektiv kyç.
Shëbimet e Komisionit e theksojnë këtë rregullisht në diskutimet e tyre me autoritetet shqiptare. Në përgjithësi, roli i shërbimeve të Komisionit është që të monitorojë zhvillimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, të vlerësojë përputhshmërinë me Acquis të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria ndaj BE-së, dhe në mbështetjen e autoriteteve shqiptare në këtë proces.
Ndërsa nuk mund të konkludohet se ka një shkelje flagrante të MSA mes BE-së dhe Shqipërisë përmes këtyre kontrolleve deri tani, këto raste natyrisht do të merren parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së.
Një vlerësim më i thellë dhe më i gjerë i prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar tashmë përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm.