Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini i ka dhënë fund beqarisë.
Ministrja është martuar me deputetin kosovar Dardan Molliqaj.
Çifti konfirmoi lajmin në rrjetet sociale.
Shahini dhe Molliqaj u martuan në një ceremoni private në Prishtinë.
“03.04.2019,”-shkroi ministrja në foton e publikuar në zyrën e gjendjes civile me bashkëshortin.
Ndërsa Molliqaj publikoi një tjetër foto me Shahinin me përshkrimin: “Sot kurorëzuam dashurinë tonë.”
Mediat rozë raportojnë se çifti se do bëjë dasmën në një nga restorantet e Tiranës. Pjesë e ceremonisë pritet që të jetë vetëm rrethi i ngushtë i tyre.
Ministrja dhe partneri i saj kanë zgjedhur Tiranën duke qenë se shumica e miqve të tyre jetojnë në kryeqytetin e Shqipërisë. Megjithatë mësohet se të shumtë do jenë dhe miqtë VIP-a apo politikanë që do udhëtojnë nga Kosova për të marrë pjesë në festën e Shahinit dhe Molliqaj ditën e dielë.