Nuk heqim asnjë presje nga qëndrimi ynë, nuk ka zgjidhje në tavolinë, 2017 nuk ka për t’u përsëritur më”.Kështu është shprehur në studion e ABC News deputeti socialist Adnor Shameti. Sipas tij kushtetuta e përcakton qartë që zgjedhjet politike parlamentare janë çdo 4 vjet.
“Ajo që ndodhi në 2017 jashtë kushtetuese janë zgjedhjet e parakohshme se zgjedhjet politike parlamentare janë çdo 4 vite. Kushtetuta përcakton shprehimisht që zgjedhjet politike parlamentare janë çdo 4 vjet”.
Duke pasur parasysh edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve që kundërshtojnë zgjedhjet e parakohshme dhe djegien e mandateve, deputeti socialist thekson se në këto kushte nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje extra ligjore.
“Kanë qenë unison që zyra e BE në Shqipëri kundërshton çdo qëndrim për zgjedhje të parakohshme dhe djegien e mandateve. Në këto kushte nuk ka dhe nuk mund te këtë zgjidhje extra ligjore”.
Në çdo rast, shprehet ai; në pushtet vihet përmes zgjedhjeve dhe pse këmbëngulet për reformë zgjedhore, rekomandimet e ODIHR janë rekomandime që synojnë në përmirësimin sa më të madh dhe të të metave.
Zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen me këtë kuadër ligjor, dhe këto qëndrime do reflektohen në sjelljen e elektoratit. Në këto kushte i takon gjithsecilit që të mbajë përgjegjësitë e veta politike”.