osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rudina Hajdari ka zgjedhur betejën e duhur, atë me sistemin!

Rudina Hajdari ka zgjedhur betejën e duhur, atë me sistemin!

Nga Mero Baze

Paranoja e marrëveshjes Rama- Berisha në vitin 2008 dhe krijimi i këtij sistemi zgjedhor, ku ne zgjedhim vetëm kryeministrin dhe ai gjithçka tjetër, është një nga paranojat e mëdha dhe burimi i gjithë teorive konspirative për ekzistencën e një pakti të heshtur për të ruajtur bipolarizmin në politikën shqiptare. Paranojën më të madhe rreth ekzistencës së këtij pakti e ka pasur LSI, e cila më 2009 hyri në një grevë urie pikërisht kundër këtij pakti. Ideja fikse se ai qe një pakt kundër saj, dominonte brenda LSI-së, por dhe në pjesën tjetër të shoqërisë, dhe kjo ishte arma më e fortë morale e LSI, në luftën ndaj dy partive të mëdha, derisa në zgjedhjet e 2009, hyri në vathën e pushtetit të Berishës.

Pas kësaj, LSI e braktisi këtë luftë, pasi kuptoi se ky sistem është i mire për dy partitë e mëdha, por ka vend dhe për një të tretë, që mund të mjelë herë njërën, e herë tjetrën, dhe të diktojë shumicën. Kështu që dhe LSI, u bë pjesë e këtij sistemi, bile mbrojtësja fanatike e tij, pas vitit 2013.

Të vetmit që tani janë të interesuar të ndryshojnë këtë sistem, janë partitë e tjera të vogla dhe opozita e re e PD-së, e futur në Kuvend.

Të gjithë ata që tentojnë të marrin joseriozisht betejën e Rudina Hajdarit në Kuvend, kundër monopolit PS-PD në politikën shqiptare, duhet të kuptojnë se në mënyrë paradoksale, shpresa për shembjen e këtij sistemi elektoral, është vetëm opozita e re në Kuvend.

Ata që janë aty si të nënvleftësuar dhe poshtëruar nga PD dhe LSI, për të mbushur listat, tashmë kanë vetëm një objektiv të qartë politik për t’u faktorizuar dhe mbetur dhe më tej në jetën politike, dhe ai është përdorimi i votës së tyre për ndryshimin e sistemit.

Nervozizmi i Edi Ramës pas diskutimit të Rudinës, lidhur me sistemin zgjedhor, buron nga fakti se ai e ka kuptuar se opozita e re, e vetmja pikë e besueshme ku mund ta shënjestrojë Edi Ramën, është ngritja e paranojës se ai është në një pakt të heshtur me Lulzim Bashën, për të mos ndryshuar sistemin.

Ky sistem nuk mund të ndryshohet më kurrë nga Rama e Basha, pasi ata më shumë se sa sistem zgjedhor, këtë sistem e kanë zgjedhje politike. Biles Basha akoma më keq, e ka të vetmen pasuri politike dhe mënyrë për të qenë i rëndësishëm në PD. Ndryshe nuk e lënë të hyjë as në oborr të SHQUP-it.

Rudina Hajdari ka kapur thelbin e fuqisë së saj politike në Kuvend dhe betejën më të rëndësishme që mund të bëjë dhe t’ia dalë si deputete, t’i heqë pushtetin që ka në duar Lulzim Bashës, duke shembur paktin e tij të heshtur me Edi Ramën, për mos ndryshimin e sistemit.

Të gjithë ata që i servilosen Lulzim Bashës dhe sulmojnë Rudinën, akoma më keq, ata që kanë blerë diploma tek “Kristali” dhe tentojnë të tallen me kolegjin e saj në Nju Jork, të cilët ngjasojnë me Lulzim Bashën, që ka master, por nuk ka bachelor, janë njerëz të poshtëruar, pasi ky sistem i detyron të kalojnë nga Kunati për të hyrë në politikë.

Beteja e Rudina Hajdarit kundër sistemit, është e vetmja betejë reale kundë tij. Është reale, se ka të bëjë me të ardhmen e saj politike, pasi ajo nuk ka më ndërmend të kalojë nga arka e Kunatit, për t’u bërë deputete.

Është betejë e vërtetë, pasi ajo ka në dorë një mekanizëm votash që mund t’i imponohet shumicës së sotme për ta bërë këtë ndryshim, ose për t’u diskretituar.

Është betejë popullore, pasi është një betejë që e kërkon shumica e shoqërisë. Njeriu më i votuar sot në Shqipëri është ai që do udhëheqë realisht një betejë kundër këtij sistemi. Dhe Rudina Hajdari është në vendin e shanseve të duhura.

Mos prisni nga Rudina apo të tjerët, të bëjnë në Kuvend opozitën e shpifur të Sali Berishës, fjalimet erotike të Gridës dhe diarenë e Salianjit. Kësaj opozite parlamentare do t’i mjaftonte të hynte në histori, nëse ja del të gjunjëzojë shumicën, të ndryshojë sistemin, ose ta damkosë atë si bashkëpunëtore të Lulzim Bashës, për sistemin.

Në të dyja rastet, ata e kanë bërë historinë e tyre dhe kanë dalë nga ky Parlament me identitetin e tyre anti-sistem.

Pas sistemit komunist, sistemi i partitokracisë, është më i rëndësishmi që duhet përmbysur. Dhe Rudina Hajdari po tregon se është e qartë për këtë.