Aktori Rezart Veleshnja i ka dërguar një videomesazh kryeredaktores së emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Veleshnja ka akuzuar Metajn, se shpesh herë e ka sulmuar për lajme të pavërteta aktorin me faqen e Facebook të menaxhuar prej saj nën emrin “Lolita”.
Sipas aktorit të njohur të hunorit, kryeredaktorja duhet të merret me punët e saj dhe mos shpif lartë e poshtë nën logon e një faqe rrjeti social (anonime).
Aktori e “uron” gazetaren për rikthimin në punë, pasi gazetari Blendi Fevzoi e largoi nga portali i “Opinion”, edhe pse një lajm i tillë u mbajt sekret, rrethet e gazetarëve e mësuan sherrin e madh mes Desadës dhe Blendi Fevziut.
Mëposhtë ndiqni dhe videomesazhin e Veleshnjes për kryeredaktoren./Ekskluzive.al