osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Roamingu falas në Ballkan, Bregu: Shënon një epokë të re për të gjithë rajonin

Roamingu falas në Ballkan, Bregu: Shënon një epokë të re për të gjithë rajonin

“Një marrëveshje është një destinacion! Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes për Roaming falas është një hap që sjell ndryshim në rajon.

Në mes të gjithë skepticizmit le të themi me zë të lartë: Evropa e mban fjalën, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Re Roaming për rajonin në Samitin e dytë Botëror të BB të mbajtur sot në Beograd.

Ministrat përgjegjës për axhendën digjitale të Ballkanit Perëndimor nënshkruan Marrëveshjen që parashikon një rajon pa roaming në të gjith Ballkanin Perëndimor në vitin 2021, duke hapur rrugën edhe për zvogëlime të mëtejshme të kostove të roaming ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian (BE).

Deklaratë nga Majlinda Bregu, Sekretari i Përgjithshëm i RCC:

“Urime për të gjithë ne, pasi kjo marrëveshje shënon një epokë të re për të gjithë rajonin. Ballkani Perëndimor ka treguar se së bashku, mund dhe do të japë, nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, rezultate vendimtare dhe konkrete, një ky përfitim i prekshëm për qytetarët tanë.

Zbatimi i suksesshëm i kësaj marrëveshjeje nuk ka vlerë vetëm për faktin e zvogëlimit të mëtejshëm të tarifave të roaming-it deri në zero kosto të roaming (2021) për rajonin e Ballkanit, duke nisur gjithashtu dhe procesin e reduktimit të çmimeve të roamingut midis rajonit dhe Bashkimit Evropian, por pikësëpari vlen për faktin se qytetarët e rajonit trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Nga një perspektivë ekonomike kjo do të thotë një marrëveshje e madhe për rajonin – lidh bizneset lidhen me shpejt dhe me lire me njeri – tjetrin, turistët janë më të interesuar. Dhe mbi të gjitha bëhet e qartë për të gjithë se Europa e mban fjalën.

Duke nënshkruar marrëveshjen qeveritë e rajonit dërguan një mesazh të qartë të angazhimit të tyre ndaj vlerave evropiane dhe gatishmërisë për rrugën drejt integrimit evropian.

RCC nderohet të jetë lehtësuesi i këtij procesi, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ky është vetëm fillimi.

Para nesh ka shumë punë, është marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për mjekët, dentistët, arkitektëve dhe inxhinierëve që do të nënshkruhet në korrik në samitin e Poznanit. Ne jemi të përkushtuar dhe bashkëpunimi rajonal po dëshmohet si një forcë lëvizëse e vërtetë e ndryshimeve për Ballkanin Perëndimor. “

Në fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes shpenzimet e transferimit të të dhënave, si dhe thirrjet dhe SMS do të reduktohen më tej me 25 deri në 30%, ndërsa me sistemin RoamLike @ Home (Fol si në shtëpi) eliminimi i tarifave të roamingut do të arrihet nga korriku 2021 në të gjithë rajonin. BE -së ju desh 10 vjet për ta bërë këtë, por Ballkani Perëndimor e bëri atë në 3 vite, me ndihmën dhe mbështetjen e BE-së. Bazuar në praktikën e BE-së, kjo marrëveshje do të nxisë ndjeshëm kërkesën për shërbime roaming dhe zhvillimin e tregut ndërkombëtar të roamingut brenda rajonit.

Zonja Bregu hapi Samitin Dixhital të BB në Beograd së bashku me Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić dhe Komisionerin Europian përgjegjës për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale, Marija Gabriel. Sekretari i Përgjithshëm i RCC moderoi gjithashtu panelin ministror që u zhvillua me hapjen e Samitit Dixhital, ku përfshihet Tatjana Matiq Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, të Serbisë; Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, të Kosovës , Dragica Sekulić, Ministër i Ekonomisë, i Mali të Zi; Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Republika e Maqedonisë Veriore; Dorina Çinari, Zëvendës Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri; dhe Saša Dalipagić, Zëvendës Ministër i Komunikacionit dhe Transportit, Bosnje dhe Herzegovinë.

Pjesëmarrësit përsëritën nevojën dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit rajonal në transformimin digjital të Ballkanit, duke theksuar arritjet kryesore digjitale të fundit, duke identifikuar prioritetet për vitin e ardhshëm, por gjithashtu shprehën gatishmërinë për të përdorur mundësitë e disponueshme për aktivitetet e përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave.

Samiti i dytë Botëror i Ballkanit në Beograd, ka mblidhur së bashku qeveritë, institucionet ndërkombëtare, bizneset, organizatat e komunitetit, akademitë, si dhe individët nga rajoni dhe Evropa, për të diskutuar dhe propozuar qasje inovative të politikave, teknologjitë, shkëmbimin e ideve dhe zbulimin e tendencave të fundit digjitale dhe marrjen e bashkëpunimit digjital të BB në nivelin e ardhshëm. Samiti, i mikpritur nga qeveria serbe përmes një bashkëpunimi të Zyrës së Kryeministrit Ana Brnabić, Zyra për TI dhe eGovernment, Sekretariati i Përgjithshëm, Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, është bashkë -organizuar nga RCC.

E para në serinë e Samiteve Dixhitale të BB u mbajt në Shkup vitin e kaluar, Beogradi zhvillon këto dy ditë edicionin e dytë dhe samiti i tretë do të mbahet në Tiranë.