Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka kryer mëngjesin e sotëm një inspektim blic në Vlorë. Braçe në 08:05 minuta ka monitoruar zbatimin e orarit të punës në disa drejtori të rëndësishme duke filluar nga porti, dogana, DAR-i dhe të tjera. Burime për Report Tv pohojnë se zv/kryeministri gjatë inspektimeve nuk ka gjetur disa nga drejtuesit e këtyre institucioneve në krye të detyrës.
Pas Vlorës, Braçe ka qenë në Patos për të parë nga afër shërbimin për qytetarët. ‘Kam një merak’, tha Braçe për ‘Kadastrën që mos sjellë ndonjë çrregullim në cilësinë shërbmit do pasur kujdes’.
Më pas i shoqëruar nga deputetja Dhima dhe kryetarja e Bashkisë vizituan ambientet e reja të këshillit bashkiak. Që pas marrjes së detyrës Braçe ka kryer disa inspektime blic në orare të ndryshme në disa qytete për të parë nga afër shërbimin ndaj qytetarëve