Është shoqëruar me dabate mbledhja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, mes kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj.
Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.
Debati në KQZ
Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.
Illir Merklaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së.
Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…
Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ.
Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj, se jemi në zyrat e shtetit shqiptar.
Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.
Unë do vijë ditë për ditë në KQZ, nëse ka shqetësime për ato që ju thoni, për vonesat në listat e kandidatëve.