osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Ish-agjenti i FBI: Berisha po bëhet kukull e Putinit, po luan lojën e Rusisë

VIDEO/ Ish-agjenti i FBI: Berisha po bëhet kukull e Putinit, po luan lojën e Rusisë

Ish-agjenti i FBI-së e viziton 2-3 herë në vit vendin tonë për qëllime biznesi. Pavarësisht se Partia Demokratike drejtohet që prej vitit 2013 nga Lulzim Basha, Rossini është i bindur se kryedemokrati i merr drejtimet nga Sali Berisha.

Pikërisht këtë të fundit, ish-agjenti i FBI-së nuk ngurron ta quajë, edhe pse në mënyrë figurative, një kukull të Presidentit rus Vladimir Putin, megjithëse nuk e ka takuar kurrë ish-kryeministrin e Shqipërisë.

“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Dhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Do të ikë Rama e bëhesh kryeministër. Apo të duash të bëhet Basha kryeministër. Nëse Rama ka diçka që nuk shkon e duhet ndryshim, në rregull. Por nuk është tani koha. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, deklaron Rossini.

“Nga ana ekonomike, Rusia ka dashur të ketë gjithnjë dalje në Adriatik. Shqipëria, strategjikisht, dhe analitikisht, shihej si, po të shtypte Serbia kosovarët e të futej brenda Shqipërisë duke kontrolluar politikën e tyre, do të kishte dalje në Adriatik. Për politikën e jashtme amerikane, kjo duhej kufizuar. Rusia ka vetëm veriun, portet e ngrira. Tani duhet të kalojë nga Deti i Zi dhe Bosfori për të dalë. Po të kishin pasur Shqipërinë,se Slloveninë nuk e merrnin dot. Nuk merrnin dot as Malin e Zi, as Kroacinë, as Greqinë. Vendi tjetër i logjikshëm ku mund të kapeshin? Shqipëria”, tha MARK ROSSINI, Ish agjent i FBI-së

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mark Rosini njihet si ish agjenti i FBI-së që luajti një rol të rëndësishëm në gjurmimin e Al Kaedës përpara sulmeve të 11 shtatorit. Por ai e njeh shumë mirë politikën shqiptare, dhe interesin e Rusisë në Ballkan.

“Interesi që ka Rusia në Ballkan, e sidomos në Shqipëri është që mbetet një vend me shumë mundësi. Por i jep dalje edhe te porti i vetëm në Adriatik. Nuk e kam thënë unë atë. E ka thënë Departamenti im i Shtetit që në vitin 1998. Ishte pjesë e strategjisë sonë të kufizimit të ndikimit rus. Pra interesi i atyre në Ballkan është se s’kanë ndikim aty, përveçse me Serbinë, që s’ka dalje në det. Nuk ka ndikim në Greqi. Nuk ka në Slloveni. Po përpiqet në Mal të Zi, por nuk ka. Çfarë ka mbetur? S’ka as në Kroaci. Çfarë ka mbetur? Ku mund të mbillet kaos? Cila është gati për ta marrë? Shqipëria”, MARK ROSSINI

Në Shqipëri, Rossini bëri bujë, vetëm në shkurt të këtij viti kur në një postim në rrjetin social Tëitter akuzoi drejtpërdrejt ish kryeministrin e vendit Sali Berisha si nxitës të këtyre protestave i shtyrë nga Rusia.

Vetë Rossini e pranon se deklarata ndaj Berishës është bërë në mënyrë emocionale dhe është mendimi i tij tërësisht personal./Top Channel