osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thellohen akuzat, Basha shkoi në Edinburg për paratë e Binniata-s

Thellohen akuzat, Basha shkoi në Edinburg për paratë e Binniata-s

Tema më e nxehtë politike e ditëve të fundit në Shqipëri është financimi me firmën e Lulzim Bashës në një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin Amerikan.

Basha vetë po përpiqet ta kalojë në heshtje duke mohuar gjithçka, por sa herë flet thotë diçka ndryshe dhe përpiqet pa dashje të fshehë atë që nuk mundet ta bëjë.

Socialistët nga ana e tyre janë gati ta shpëtojnë Bashën, duke u përpjekur të çojnë vëmendjen tek një financim i mundshëm rus, në mbështetje të destabilitetit të vendit, kur në fakt ajo që do ndjekur është burimi i parave.

Nuk mund të akuzohet Lulzim Basha që janë para ruse, se ka gjetur një kompani guackë për të çuar lekët në SHBA. Paratë Luli mund ti ketë dhënë nga xhepi, mund ti kenë dhënë rusët, mund ti kenë dhënë donatorë, por sot ka vetëm një provë, 150 mijë dollar janë paguar në SHBA nga një kompani ruse, për të mbështetur Lulzim Bashën.

Në muajin nëntor të vitit të shkuar, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

Rreth dy javë pas publikimit të këtij denoncimi është publikuar një foto e Lulzim Bashës. Në media dhe nga politika u raportua se kreu i PD-së po udhëtonte drejt Edinburgut, kryeqytetit të Skocisë.

Pak ditë më parë, revista investigative amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Denoncimi u publikua edhe të Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollar për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.

Lulzim Basha në emisionin Opinion deklaroi se nuk e njihte kompanine Binniata, por kontrata e firmosur prej tij e ka të shkruar emrin e Binniata-s dhe të deklaruar nga kompania Muzin.

Binniata është një kompani, e cila sipas Mother Jones ka dy pronarë rus dhe qendrën e ka në Edinburg, aty ku Basha shkoi në dhjetor. Disa javë pas publikimit të skandalit nga BIRN, Basha ka shkuar në Edinburg për Binniaten?

Kësaj pyetje duhet ti përgjigjet kreu i PD-së, i cili duhet të sqarojë së pari një gënjeshtër që bëri publikisht kur tha se nuk e njihte Binniaten.

Së dyti, kreu i PD-së duhet të tregojë nëse ka qënë në Edinburg dhe pse?

Së treti, Basha duhet të na thotë kush i ka paguar 150 mijë dollarët, kompania ruse apo dikush tjetër?

Kush është pronari i 150 mijë dollarëve, që ka paguar Binniata?

Kjo pyetje ka rëndësi sepse shpjegon akuzën ruse nga socialistët dhe zbardh të vertetën e burimit të financimit dhe të gjitha hijet e akuzave që Luli po kërkon ti kalojë në heshtje.

Biniata e ka qendrën në Edinburg, këtë e thotë denoncimi i Mother Jones. Kompania Muzin deklaron se ka marrë nga Binniata 150 mijë dollar për ti dhënë mbështetje Partisë Demokratike.

Fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Trump është e provuar, deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania Muzin janë të provuara, pagesat e Binniata tek Muzin, të konfirmuara.

Ajo që ka ngelur për tu sqaruar është burimi i 150 mijë dollarëve, të dhëna nga Binniata dhe lidhja e Lulzim Bashës me këtë kompani.

Një pikëpyetje e madhe për Bashën është edhe fotoja që ne po publikojmë dhe që mediat e kanë raportuar në dhjetor, një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku “rastësisht” sipas Mother Jones, Zërit të Amerikës dhe New York Times i ka zyrat Binniata me dy pronarë rus.

Dritë-hijet thellohen. Sa më thellë të analizohet, aq më shumë detaje dalin. Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtje dhe qëndrime kontradiktore të vetë Lulzim Bashës.

E nëse Rama kërkon ta shpëtojë Bashën me dekonspiracionin rus, burimi i të ardhurave dhe ndjekja e tyre nuk e shpëton dot Lulzim Bashën, ashtu si nuk shpëtoi dot Bilalin e Edi Ramës, shkruan CNA. Basha ka para të dyshimta të paguara në mbështetje të tij, kurse Bilali për gënjeshtrën që bëri u dënua nga drejtësia amerikane. Në rastin e Ramës, lekët i pagoi Bilali, përgjegjësitë dhe kostot i pagoi sërish Bilali. Ndërsa në rastin e Lulit, lekët i ka paguar një kompani guackë, që ka pronarë rus, përgjegjësinë dhe kostot i ka vetëm Lulzim Basha.