Petrit Vasili pas deklaratës së Edi Ramës, se do çonte për “skrap” PD dhe LSI, pasi rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, ka kërcënuar kryeministrin dhe familjen e tij, se do përfundonte si Musolini, duke publikuar foton e ish-diktatorit fashist të varur kokëposhtë, sëbashku me të dashurën e tij.
Epruvetaxhiu i doktorreshës së shkencave, foton e publikuar e ka shoqëruar me një status, duke thënë se kreu i qeverisë do të përfundojë i varur në litar si diktatori italian Benito Musolini.
Ja statusi i tij:
“Edi Rama di fillimin, por po i kujtojme dhe fundin.
Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do behet si Musolini dhe do shkrije parti e do beje hatane si ai.
Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historise.
Por historia e Musolinit ka edhe nje fund,pikerisht ne Piazzale Loreto ne Milano, ku se bashku me Clareta Petaccin e varen me koke poshte.
Le ta shohe foton e Musolinit kokeposhte e me litar ne qafe dhe le te mendohet pakez…”/Ekskluzive.al