Monika dhe Iliri i shkelin syrin PS dy herë brenda pak ditëve, pasi bashkuan votat për Vetingun në polici, Monika thotë se ka raporte shumë të mira me Ramën, njihuni me arsyet se pse LSI është si mbi gjemba
Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga sëmundjet më famëkeqe të kombit shqiptar, nuk duron dot pa vjedhur. Pasi dështuan për të rritur pazarin në muajin prill të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë nisur të ‘ulin brekët’ para Edi Ramës, duke iu lëpirë këtij të fundit, që t’i marrë sërish në koalicion.
Të pashpresë se me tutkunin Lulzim Basha mund të vijnë ndonjëherë në pushtet dhe të penduar se pse kërkuan rritjen e pazarit në fund të mandatit qeverisës me PS, Monika dhe Meta kanë filluar t’i shkelin sërish syrin Edi Ramës.
Nga njëra anë Meta po përdor bllokimin e autorizimit të nisjes së negociatave me Greqinë për ndarjen e detit, nga ana tjetër Monika i dërgon sinjale të koduara Edi Ramës. Në të njëjtën kohë, Patrit Vasili, ditën shan qeverinë dhe natën udhëzon deputetët e LSI që të bashkojnë votat me PS në parlament.
Pas disa javë izolimi, për shkak të një gjendje të rënduar psikologjike, Monika Kryemadhi u shfaq më në fund para mediave.
Mesazhi kryesor i saj ishte se ajo kishte marrëdhënie shumë të mira me Edi Ramën dhe se ndryshe nga PD, nuk akuzonte me emra ministrat dhe vëllanë e kryeministrit për trafik droge, pasi LSI nuk është prokurori.
Monika e nisi komunikimin kështu: “Në fakt u bë një kohë e gjatë që nuk kemi bashkëbiseduar por shpresoj t’ju kemi lënë pak kohë edhe ju por edhe shumë njerëzve të tjerë për të reflektuar gjatë gjithë atyre prononcimeve që LSI ka paraqitur në arenën politike…
Për sa i përket mungesës sime në media doja ta theksoja që ne jemi mësuar me modele të vjetra të politikës që të shikojmë kryetarët por partia nuk është e kryetarit është e të gjithëve…. Nuk kompleksohemi, jemi të gatshëm.
Ashtu si për ligjin e policisë qe ne dhamë 19 votat tona, për Vetingun që duhet bërë në radhët e policisë, për rifunksionimin e policisë kanë qenë të hapura, ashtu do të jetë për çdo gjë që ka të bëjë në ndihmë të qytetarëve…
E kam thënë dhe e them gjithmonë, marrëdhëniet e mia qoftë me z. Basha, edhe me z. Rama personale janë marrëdhënie shumë të mira…”.
Kthesa e LSI ka ardhur për shumë rrethana.
Së pari, Meta dhe Monika janë penguar rëndë pse bënë të vështirin me Ramën para zgjedhjeve parlamentare. Duke dashur më shumë pushtet, humbën edhe atë që kishin.
Së dyti, me humbjen e pushtetit, drejtorët-hajdutë kryesorë të LSI, që çonin para nga buxheti i shtetit në xhepat e Metës dhe Monës, përfunduan në burg.
Së treti, me humbjen e pushtetit, Meta dhe Mona janë në rrezik të madh, pasi me ngritjen e Byrosë së Hetimit, pritet të përfundojnë para togave të zeza, sepse nuk kanë asnjë mundësi që të justifikojnë pasurinë që kanë deklaruar në letra.
Së katërti, me humbjen e pushtetit dhe me ndërprerjen e vjedhjes, LSI po braktiset nga të gjithë. Çdo javë këshilltarët e saj bashkiakë kalojnë me PS.
Së pesti, Ilir dhe Monika nuk kanë asnjë shpresë se Lulzim Basha mund të vijë në pushtet, pasi sipas sondazheve të brenda, PD është në rënie të vazhdueshme.
Së gjashti, LSI nuk duron dot pa vjedhur. Është krijuar për të vjedhur. Është zgjeruar duke vjedhur. Ekziston për të vjedhur./Pamfleti.com