Militantet e PD dhe LSI, sot nuk kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë por janë rrahur dhe me njëri tjetrin.
Pamjet video tregojnë momentin e parë kur një tufë protestuesish kanë rrahur pa mëshirë një tjetër protestues, të cilin e konsideruan si të ‘infiltruar’.
Por si qëndron e vërteta e kësaj ngjarje?
Burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se militantët e udhëhequr nga ish-deputetit Klevis Balliu, e kanë rrahur protestuesin që gjendej mes turmës, thjeshtë pse ky i fundit përmendi çështjen çame.
Kaq ka mjaftuar që protestuesi të dhunohej nga të paktën 10 persona brenda protestës së militantëve të PD-LSI./Ekskluzive.al