osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha përgjegjës për “2 Prillin”, donte të vinte shpejt në pushtet!

Berisha përgjegjës për “2 Prillin”, donte të vinte shpejt në pushtet!

Ditën e djeshme u shënuan 28 vite nga masakra e Shkodrës. Në datën 2 prill të vitit 1991 një ngjarje e rëndë tronditi qytetin verior, ku gjatë një protestë kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti u vranë katër persona. Viktimat ishin katër djem të rinj të moshave 20-21 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur edhe dhjetëra të tjerë.

Kjo ngjarje hyri në histori si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, por tragjedia nuk u zbardh kurrë. Akuzat kanë qenë të shumta, ku ndër të sulmuarit ka qenë edhe Gramoz Ruçi, por për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, përgjegjësi i vërtetë është ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se ngjarja u organizua nga Berisha dhe e përdori për të përshpejtuar ardhjen e tij në pushtet. Sipas tij, edhe ceremonitë përkujtimore që organizohen çdo vit për këtë masakër ish-kryeministri i bojkoton sepse e vret ndërgjegjja.

“Kam frikë se e vret ndërgjegjja për atë masakër. Tani po plaket mendoj se ndërgjegjja po i bëhet një faktor më i rëndësishëm, po i rëndon më shumë. Ai ka patur rol në ngjarje, absolutisht që Partia Demokratike ishte një ndër organizatoret e kësaj masakre. Ata thjesht kërkonin të vinin sa më shpejt në pushtet. Kjo është shumë e rëndë, me gjithë ato vrasje e shkatërrime që ndodhën dhe fatkeqësisht edhe sot po ndodhin gjëra të ngjashme”, tha Fatos Klosi.

Zbardhen prapaskenat

Ish-kryetari i SHISH zbardhi edhe prapaskenat e ngjarjes së rëndë në Shkodër 28 vite më parë. Klosi deklaroi se asokohe ka biseduar edhe me avokatin e familjarëve të katër viktimave, i cili e ka siguruar se pas tragjedisë fshihet PD. “Unë kam folur me avokat Bezhanin, i cili ka qenë avokati i familjeve të prekura nga ngjarja dhe ai ishte i bindur që ishte një ngjarje e organizuar nga vetë Partia Demokratike.

PD kishte interesa. Të gjitha ato interesa me shkatërrimet që bëri në atë kohë, të gjitha ngjarjet e jashtëzakonshme që ndodhën në Shqipëri për të acaruar situatën, u bënë për pushtet”, u shpreh ai. Në vijim të reagimit të tij, Fatos Klosi shtoi se edhe sot opozita po tenton të bëjë të njëjtën gjë si në prill të vitit 1991. Sipas tij, vendosja e tritoneve nëpër shtyllat e tensionit të lartë dhe zjarret në vend po shkaktohen me qëllim nga opozita për të krijuar trazira dhe panik.

Për ish-kreun e SHISH, edhe sot situata është disi e ngjashme me vitin 1991, por nënvizoi se sot nuk mund të vriten më njerëz për pushtet. “Edhe Basha sot tha disa broçkulla, kërkoi sakrifikimin e jetës që të vijë ai në karrige. Po e blejnë karrigen me jetë, këto janë çmenduri, kjo është fatkeqësi. Para disa ditësh u hodh një shtyllë e tensionit të lartë në erë, zjarre gjithandej, që absolutisht për mua janë të qëllimshme.

Edhe ne Pezë në fundjavë u dogjën të gjithë kazanët e plehrave. Absolutisht kishte një dorë pas, ishte e organizuar, e qëllimshme për të krijuar panik, një situatë të rënduar. Është vërtet e ngjashme me ato që ndodhën në ato vite, mbase nuk përsëritet dot, kur Partia Demokratike kërkonte të vinte në pushtet sa më shpejt. Thjesht kërkonte të shpejtonte ardhjen sepse ajo që do ndodhte këtu po ndodhte në të gjithë Lindjen dhe ishte e qartë që do të vinte në pushtet, por për ta shpejtuar, vetëm për kaq është bërë edhe 2 Prilli”, deklaroi Fatos Klosi.