osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenca e KE: Brukseli të mbaj premtimet për vendet pritëse për t’iu bashkuar BE-së

Presidenca e KE: Brukseli të mbaj premtimet për vendet pritëse për t’iu bashkuar BE-së

Brukseli është i vendosur që të zgjerohet, duke futur në gjirin e tij ato vende aspirate, të cilat kanë përmbushur kushte për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga Presidenca rumune e Këshillit të BE, e cila ka bërë një deklaratë mbi ecurinë e unionit, duke kundërshtuar zërat për mos-zgjerim të Bashkimit Europian.

Në këtë kontekst, Presidenca rumune e KE i bëri thirrje BE që t’i qëndrojë angazhimit dhe të mbështesë vendet e gatshme për t’u bashkuar në Bashkimin Europian. Sipas asaj që thuhet në deklaratë, për KE, politika e zgjerimit është “thembra” e Akilit për vetë Brukselin.

“Politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Ne besojmë që Bashkimi Evropian duhet të mbajë angazhimin e saj për të mbështetur vendet e gatshme për t’u bashkuar me Bashkimin Europian në konsolidimin e institucioneve të tyre dhe zhvillimin ekonomik dhe social; një bashkëpunim i fuqishëm me vendet e rajonit në fushat e migracionit dhe sigurisë do të krijonte një shoqëri më të sigurt për të gjithë ne.

Një perspektivë e besueshme e pranimit mbetet një faktor thelbësor në procesin e promovimit të pajtimit dhe stabilitetit në kontinent”, thuhet në deklaratën e Presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, pak ditë më parë eurodeputeti socialdemokrat rumun, Victor Boștinaru, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Komisionit të Asociimit, BE-Shqipëri në Parlamentin Europian gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, kërkoi hapjen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore me Bashkimin Europian.

“Do të ishte mirë, nëse Këshilli i BE-së në qershor do të jepte sinjalin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore dhe konkretisht hapjen e disa kapitujve të negociimit me Shqipërinë. Rumania e ka vënë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si prioritet të axhendës së saj gjatë presidencës së radhës në BE, dhe unë besoj, që BE do ta kishte këtë përgjegjësi, jashtë çdo përpjekje për ta përdorur atë për çështje të politikës së brendshme, qofshin ato në Francë apo të ndonjë vendi tjetër”, deklaroi anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Komisionit të Asociimit, BE-Shqipëri në Parlamentin Europian, Victor Boștinaru për “Deutsche Welle”.