osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U akuzua nga Basha, Sterkaj: Gjysmën e mbështetësve në takim ia çova unë

U akuzua nga Basha, Sterkaj: Gjysmën e mbështetësve në takim ia çova unë

Deputeti socialist Paulin Sterkaj u akuzua nga Lulzim Basha se është i përfshirë në dosjen 184 që ka lidhje me zgjedhjet e manipuluara në Dibër. Në një prononcim për A2CNN, deputeti Sterkaj ka thënë se nuk ka dijeni për këtë gjë dhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

“Nuk e di të kem ndonjë dosje, por nëse më kërkon drejtësia i vihem në dispozicion në moment. Unë përfaqësoj Malësinë e Madhe prej 14 vitesh. Unë bëj pjesë në deputetët që nuk blejnë vota. Shkodra më njeh mirë, më njohin edhe demokratët e Shkodrës sepse kam qenë edhe një mandat deputet i Partisë Demokratike. Unë s’bëj pjesë te deputetët që blejnë vota, unë bëj pjesë tek ata që i shërbejnë komunitetit jo kundrejt lekëve, por kundrejt nevojave dhe halleve. Këtë do ta bëj sa të jem deputet, do t’i shërbej të majtëve e të djathtëve”, është shprehur Sterkaj.

Ai ka ironizuar gjithashtu Bashën, duke thënë se në takimin e demokratëve në Koplik, 75 persona ia ka dërguar ai.

“Unë jam deputet i Malësisë së Madhe dhe më vjen keq për të që nuk i ishin mbledhur më shumë se 150 vetë në Koplik, ku prej tyre 75 ia çova unë për ta mirëpritur”, u shpreh Sterkaj./Opinion.al