osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta dhe Berisha në alarm nga kthimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, Presidenti vizitë urgjente në Turqi. Lobim kundër ekstradimit, një javë pas vizitës së Arta Markut

Meta dhe Berisha në alarm nga kthimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, Presidenti vizitë urgjente në Turqi. Lobim kundër ekstradimit, një javë pas vizitës së Arta Markut

Nuk është folur në asnjë prej mediave afër tij për një vizitë e tillë “blitz” të kreut të shtetit në Turqinë e Erdoganit, të përfshirë në një luftë për jetë a vdekje kundër kurdëve.

 

Ankaraja e ka ushtrinë në tokën siriane dhe ka rrethuar një qytet për të mposhtur rezistencën kurde. Ndërkohë që ka kërcënuar Greqinë se do ta hedhë në det, por të mos luajë me zjarrin. Madje ka filluar dhe manovrat ushtarake.

 

Shumëkush mund të mendojë se në këtë situatë lufte Ilir Meta presidenti shqiptar do të ndikojë në bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë dhe me “qetësi e dashuri” do të ulë gjakrat.

 

Por deri më tani s’ka asnjë lajm zyrtar për këtë vizitë të papritur të Ilir Metës në Turqi. Madje dhe “zarat” e tij kanë heshtur në Tiranë.

 

Ndryshe nga Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës dhe kryetare e LSI që ka bërë sot zhurmuesin me sa duket.

 

Monika ka dalë në një media ku ka folur për gjithçka, ndoshta për të mbuluar sadopak vizitën e Presidentit Ilir Meta në Turqi. As stafi i Gardës nuk i dinin asgjë për lëvizjen e Ilir Metës, gjithçka është mbajtur sekret.

 

Eshtë dashur vetëm ‘lundrimi’ në internet, për të hasur në një status të hedhur nga ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli. I cili ka shkruar se: “Sot në Stamboll, pata nderin të mirëprisja Presidentin e Republikës Zotin Ilir Meta”. Pra Meta është në Stamboll.

 

Për shumëkënd që e ngatërron Stambolli nuk është kryeqyteti i Turqisë, është Ankaraja.

Atëherë pse ka shkuar në këtë vizitë të papritur, të pa paralajmëruar në Turqi Ilir Meta. Dhe vetëm një javë pasi Kryeprokurorja e Përkohëshme Arta Marku vizitoi Turqinë, Ilir Meta presidenti i Shqipërisë shkon për një vizitë të paparalajmëruar në Stamboll.

 

Kryeprokurorja Arta Marku, sipas lajmit të botuar po nga “Pamfleti.com” ka kërkuar nga autoritetet turke përshpejtimin e ekstradimit të ish badigardit të Sali Berishës, Izet Haxhia në Shqipëri. Mos kjo ka sjellë dhe “zbarkimin” e Presidentit Meta në Stamboll?!

 

“Pamfleti.com” kontaktoi zyrtarisht me Presidencën por askush nuk i dha përgjigje për këtë vizitë të papritur të Metës, kreut të shtetit në Turqi.

 

Nga ana tjetër burime të brendshme pranë stafit respektiv, mësohet se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë alarmuar nga ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri.

 

Ish badigardi i Sali Berishës, i cili ka vite që është në Turqi, ka marrë vendimin e gjykatës turke për rikthimin në Shqipëri. Madje ai ka deklaruar se është në pritje të firmës së ministrit turk të Drejtësisë që ekstradimi të realizohet dhe të rikthehet në vendlindje.

 

Njëherësh Izet Haxhia ka paralajmëruar se do të vihet në shërbim të drejtësisë shqiptare për të zbardhur të gjithë të vërtetat e hidhura të Sali Berishës.

 

Duke qënë se ka qënë njeriu më i afërt i Berishës për vite e vite me radhë, Izet Haxhia që u shit nga Berisha duke e akuzuar dhe për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit, për të cilën dhe është dënuar me burgim, i di të gjitha sekretet e familjes Berisha.

 

Sekrete që konsistojnë që nga vrasjet, helmimet, masakrat, vjedhjet, sulmin ndaj institucioneve dhe ndaj ambasadës amerikane e deri tek maskarallëqet e tjera të tij dhe të të birit Shkelzen Berisha.

 

Pikërisht të alarmuar nga ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, dhe sidomos pas vizitës së kryeprokurores Arta Marku në Turqi, Sali Berisha ka dërguar urgjent Ilir Metën për të bërë loing pranë autoriteteve turke.

 

Ilir Meta, ka mbërritur në Turqi për të lobuar pranë autoriteteve turke, që ministri turk i Drejtësisë të mos e firmosë ekstradimin e Izet Haxhisë.

 

Aq i shqetësuar ka qënë Meta për mikun e tij “malësorin tropojan” Sali Berisha, sa ka ndërmarrë këtë vizitë të pa paralajmëruar në Turqi. Duke lënë pas të gjitha punët e shtetit, madje dhe punën e “përkushtuar” të grupit negociator të ngritur në Presidencë nën drejtimin e të trajnuarit si spiun i Rusisë dhe Greqisë Arben Cici për të negociiuar me Ministrinë e Jashtme për dhënien e autorizimit që të fillojnë bisedimet me Greqinë.

Ilir Meta me sa duket ka hallin e tij, pasi Izet Haxhia nuk ka prova komprometuese vetëm për Berishën por dhe për Ilir Metën. Ndaj Meta ka qënë shumë i shqetësuar.

 

Tani duhet të shohim, se si do ta paraqesë vajtjen në Turqi Ilir Meta pas publikimit të lajmit nga “Pamfleti.com”/Pamfleti.com