Juristi Romeo Karaj shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund së drejtës, duke demontuar zingjirët e korrupsionit në drejtësinë shqiptare. Pas padisë së rradhës për shpifje nga familja Berisha juristi premton se shpura e gjykatësve, prokurorve, politikanëve, killërve e dreqi me të birin bashkë do të paguajnë shumë rëndë.
Postimi i Romeo Karajt:
Veglat e Saliut unë i siguroj se do t’i konsideroj si pjese të Saliut dhe te sistemit te se keqes, si armiq te se drejtes dhe te ketij populli, dhe qe shume shpejt do e paguajne shume rende, te keqen qe i kane bere njerezve dhe ketij vendi.
Nisur nga bisedat e shumte me miqte e mi dje, nga pervoja ime personale, si dhe nga komentet qe me kane ardhur, si ky me poshte, nxitem te anatemoj dhe paralajmeroj njekohesisht, veglat e Berishes ne sistemin e drejtesise, se me mua do t’a kene shume te veshtire dhe te pamundur, te luajne rolin besnik ndaj Berishes, duke shkelur normat dhe ligjet ne fuqi.
Une kurre nuk do te lejoj, qe ata te ushtrojne te pashqetesuar padrejtesine e tyre ndaj meje.
Une me vetedije, i ngopur nga padrejtesite, i shtyre dhe nga morali i besimtarit, jam perballur me të keqen qe na ka pushtuar prej 27 vitesh, dhe qe simbolizohet me Sali Berishen.
Kur kam perfunduar investigimin e privatizimit te OSSH-se, une kam qene i vetedijshem se do te duhej te perballesha me te gjithe makinerine e se keqes, ose te zgjidhja heshtjen.
Kjo jete pa dinjitet, e menaxhuar ne menyren me makabre prej sojit Berisha, mu duk e pavlere, dhe keshtu qe vendosa te perballem.
Disa nga miqtë e mi, e konsideronin te pamundur kete perballje, bile edhe teper te rrezikshme.
Une u jam shprehur atyre, se ne kete perballje, i mbeshtetem vetem Zotit tim, dhe e drejta me siguri qe do te fitoje.
Kam qene i vetedijshem per forcen e se keqes, por gjithashtu i vetedijshem per ate qe: dikujt nuk i ben fajde ndihma e gjithe botes nese ate e ka braktisur Zoti, dhe gjithashtu dikujt tjeter nuk i ben asnje dem e gjithe bota nese ate e perkrah Zoti.
Kjo bindje me ka shoqeruar gjithmone, më ka larguar cdo lloj frike dhe me ka dhene te gjitha motivimet.
Une jam i bindur se Saliun dhe sistemin e tij, e ka braktisur vete Zoti, dhe atij nuk do t’i beje me fajde asnje lloj gjykatesi, prokurori, politikani, killeri e dreqi me te birin bashke.
Saliu nuk eshte vetem personi i tij, por e gjithe aradha e delenxhinjve, maskarenjve, te korruptuarve, politikaneve, krimineleve, kurvave etj, qe vegjetojne nen cadren e tij, dhe qe kontribuojne ne zgjatjen e jetes te sistemit te tij.
Saliu si rrufjan qe eshte, e di se ne fillim eshte fjala.
Nuk ka armik me te madh fjala e lire ne Shqiperi, se sa Saliun.
Nje nga marifetet e Saliut, per te linçuar fjalen e lire, eshte padia per shpifje.
Vetem karshi meje, ky megalloman ka deshmuar disa here kundra vetes.
Si do te thoni ju?
Ky karrierist i pandreqshem, si merite kryesore qe i njeh vetes, eshte se ndihmoi ne instalimin e lirise dhe demokracise.
Si ka mundesi qe ky “kampioni i lirise” ben padi pafund kundra fjales se lire?
Me fjale dhe me dengla, Saliu rreket akoma te na shitet si liridashes, por me vepra, padi, intriga etj ai eshte afirmuar tashme si armiku i madh i lirise.
Njerezit duhet te jene te lire te pranojne apo kundershtojne dicka.
Pranimi dhe kundershtimi jane skajet e lirise, dhe pa liri, nuk ka hapesire, oksigjen dhe asnje mundesi per realizimin dhe ndertimin e nje jete me dinjitet dhe me baze drejtesine.
Saliu e vrau lirine pa lindur mire, me dhune, djegie gazetash, heqje nga puna, blerje gazetaresh etj, por sot perballe meje, ai eshte totalisht i falimentuar, sepse po e sheh se i gjithe sistemi i tij, nuk po i hyn me ne pune.
Vegla e tij e radhes quhet Ahmet Metalija, më te cilin kam nje pervoje te hidhur, pasi perpara syve te mij, ne menyre flagrante, pa lexuar fare provat e ofruara nga une, dha nje vendim, ne demin tim dhe ne favor te Saliut, duke shkelur hapur ligjin.
Veglat e Saliut une i siguroj se do t’i konsideroj si pjese te Saliut dhe te sistemit te se keqes, si armiq te se drejtes dhe te ketij populli, dhe qe shume shpejt do e paguajne shume rende, te keqen qe i kane bere njerezve dhe këtij vendi.