osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dokumentat/ Si u kthye nga katunar pa prona në milioner gramshioti Llalla

Dokumentat/ Si u kthye nga katunar pa prona në milioner gramshioti Llalla

Mes dosjes së provave kundër Adriatik Llallës për shtimin e pasurisë, për shkak se siç tha Departamenti Amerikan i Shtetit, ai ka qenë i zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjatë 5 viteve të ushtrimit të detyrës së Kryeprokurorit,- gjen edhe çudira nga ato që as nuk ta rrok dot fantazia.

Shiheni me pak fare vëmendje më të shtuar, këtë letrën e parë të “bakallit” këtu poshtë. Eshtë një shkresë e procesit të rivlerësimit të pronës së ish Kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë. Në pikën 3 të këtij dokumenti, shkruhet: Vlera e kontratës së shitblerjes. Në krah të saj, me shkrim dore është vendosur shifra: 1.500.000 lekë ose 1.5 milionë lekë.

Ndërsa lart, në pikën 1 të shkresës ku thuhet: Vlera e tregut e pasurisë sipas eskpertit të vlerësimit të pasurisë, në kuadrat kemi shifrën: 21.000.000 lekë ose njëzetenjë milionë lekë.

Pra vetëm me anë të kësaj shkrese, me një të rënë të lapsit, vlera e vetëm njërës prej pronave të Llallës është rritur me 14 herë dhe nga 1.5 milionë lekë pas kësaj ajo bëhet plot 210 mijë dollarë.

Pas këtij formulari çudibërës që duket si pema magjike ku rriten lekët e ish Kryeprokurorit, është një shkresë tjetër e vogë, ku sqarohet në mënyrë telegrafike se për çfarë bëhet fjalë.

Kemi të bëjmë në këtë rast për transaksionin e shitblerjes së një ullishte prej 3 000 metrash katrorë, nga një vrasës, tek Kryeprokurori i Republikës dhe nga Kryeprokurori më pas tek një biznesmen.

Nga 1.5 milionë që e blen me letra këtë ullishtë në periferi të Tiranës, Llalla, ia rivlerëson vetes në 210 mijë dollarë dhe pas kësaj ia shtet një biznesmeni pranë tij, për 250 mijë euro.

Kaq e thjeshtë. Pyetja që lind pas kësaj është: Po ju pse nuk bëheni dot miliarderë si z. Llalla kur gjërat qenkan kaq të thjeshta në këtë jetë?!!!