osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Myftaraj zbulon se kush është “Kadriu” origjinal i Edi Ramës!

Myftaraj zbulon se kush është “Kadriu” origjinal i Edi Ramës!

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka zbuluar se kush është Kadriu i vërtetë, që kryeministri Edi Rama e përdor për kundërshtarët e tij, në politikë dhe media.

Myftaraj: Të gjithë e kemi dëgjuar Kryeministrin Rama kur etiketon kundërshtarët e tij Kadrinj. E kam fjalën kryesisht për njerëzit e papëlqyeshëm në media. Lind pyetja kush është ky Kadri, që Rama e përdor figurativisht?

Disa thonë është Kadri Hasbiu, disa Kadri Roshi. Kuptohet aktori i madh nuk ka lidhje me këtë histori.

Për atë se cili është Kadriu origjinal na ndriçon një shkrim i kryeministrit i para 21 viteve. Është një libër me titull “Kandinski”. Në këtë libër të botuar në Tiranë ka edhe një pasthënia, ku thuhet “Kadri Forever” nga Edi Rama.

Në faqen 151, kemi historinë e Kadriut origjinal.

Fjala është për një veteran të LANÇ, i cili punonte me kohë të pjesshme në Akademinë e Arteve, për të pozuar për studentët që bënin piktura, skluptura dhe dikush e quajti me shaka “Kadri Forever”

Rama shkruan në 1998: Kush prej studentëve të atëhershme nuk e kujton xha Kadriun, top modelin e asaj epoke. Një i shpronësuar stoik, e qysh prej themelimit të instituti e fitonte bukën e gojës duke pozuar me gjithfarë armë zjarri, lopata, dajresh në duar shpesh herë plot dekorata në gjoks dhe vazhdimisht me kapa të ndryshme partizane, apo plisa të bardhë mbi krye. Kush mund ti ketë harruar mijëra rrudha gjarpëruese në duart dhe fytyrën e tij, ku për vite të tëra bariti me endje leonardeske. Vështrimi ynë që e shigjetonte nga të katër anët teksa plakut i kapsalliteshin sytë dhe i rrëzohej koka çdo pesë minuta. /Ora News.tv/