osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata fundos Llallën: SHBA gati të sjellë dosjen për SPAK kundër ish-kryeprokurorit

Gjykata fundos Llallën: SHBA gati të sjellë dosjen për SPAK kundër ish-kryeprokurorit

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla rrezikon që të bëhet zyrtari i parë që do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Javën që lamë pas gazeta bëri të ditur se prokuroria zgjati edhe me 3 muaj afatet, por Llalla kundërshtoi duke bërë ankimim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Trupa gjyqësore është mbledhur dje dhe ka rrëzuar pretendimet e ish-kreut të akuzës, duke i dhënë liri të plotë prokurorisë. Por me këtë lëvizje Llalla rrezikon që të fundoset, pasi me shumë gjasë dosja në ngarkim të tij do kalojë te SPAK.

Sipas ligjit për organet e reja kundër korrupsionit, me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale të gjitha dosjet që janë në ngarkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do kalojnë në SPAK. Sinjalet janë se SPAK do ngrihet brenda qershorit, fiks brenda aftit hetimor të Llallës.

Por edhe nëse shtyhet procesi, Llalla me shumë gjasë mund të kalojë për gjykim dhe po ashtu dosja do kalojë në gjykatë. Por ajo që mund të sjellë fundin e kryeprokurorit është se prokuroria është duke pritur një dosje shumë voluminoze nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është dhe arsyeja se përse gjykata ka pranuar zgjatjen e hetimeve. Prokurori i çështjes ka thënë në gjykatë se prokuroria ka dërguar letër-porosi në Gjermani e SHBA dhe hetimet nuk mund të mbyllen pa ardhur përgjigjet. Por sipas burimeve, me shumë rëndësi pritet ajo që do të sjellin amerikanët, pasi ata e shpallën Llallën “non grata” me argumentin se kanë prova që ai është i përfshirë në afera korrupsioni.

Prokuroria ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që t’i vërë në dispozicion të gjitha të dhënat që ka kundër ish-kryeprokurorit. Kjo duket se ka trembur Llallën, i cili ka nisur lobimet në SHBA për të pastruar imazhin e tij. Gazeta e tha pak ditë më parë se Llalla ka punësuar një kompani lobimi që të lobojë në SHBA se ai nuk është i korruptuar. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë fati do ketë dosja e ish-kryeprokurorit.

Por deri më tani janë dhënë sinjale se Llalla ka shumë ngjashmëri me rastin e Tahirit. Ndaj të dyve janë në prapavijë amerikanët. Për ish-ministrin e Brendshëm dosja vajti në gjykatë dhe tani do nisë gjykimi. Por gazeta ka mësuar se dhe për Llallën, dosja me shumë gjasë do shkojë në gjykatë.

Skema e pastrimit të parave

Gazeta ka siguruar informacione nga dosja hetimore e prokurorisë, ku tregohet e si ish-kryeprokurori dyshohet se ka kryer pastrim parash. Prokuroria ka dyshime se paratë e vëna nga korrupsioni janë investuar në prona dhe më pas është bërë ndryshimi i vlerës së tyre. Në bazë të deklarimeve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë rivlerësim të tokave.

Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruese si ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro.

Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra.

ILDKP ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prona të tjera, kryesisht toka, të cilave u është ndryshuar vlera në periudha shumë të shkurtra kohore. Këto lëvizje të tij kanë bërë që të ketë dyshime për pastrim parash dhe pronat janë vënë në sekuestro. /Kliti Topalli