osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Seanca plenare të mërkurën: PD-LSI thirrje drejtuesve të Vorës, Kamzës, Kavajës dhe Lezhës që të marrin edhe të afërmit për të “rrethuar” Parlamentin!

Seanca plenare të mërkurën: PD-LSI thirrje  drejtuesve të Vorës, Kamzës, Kavajës dhe Lezhës që të marrin edhe të afërmit për të “rrethuar” Parlamentin!

Partia Socialiste ka zhvendosur seancën plenare të mërkurën. Vendimi për zhvillimin e seancës plenare paraditen e nesërme në orën 10:00 dhe jo të enjten, është marrë në Konferencën e Kryetarëve qysh javën e kaluar, ndërsa iu është komunikuar ditën e djeshme edhe deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Por gazeta mësoi se nesër, teksa Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës, jashtë godinës opozita ka paralajmëruar protestë. Sipas informacioneve, me të dalë lajmi se Parlamenti do mblidhet të mërkurën dhe jo të enjten, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mobilizuar degët, ndërsa do të synohet edhe rrethimi i Kuvendit.

Mësohet se degët e PD të Tiranës dhe disa qytete përreth janë njoftuar që të jenë në gadishmëri për protestën, ku iu është kërkuar që të mbledhin sa më shumë militantë, ndërsa grumbullimi i protestuesve para Parlamentit duhet të nisë në orën 09:30, me qëllim që të mos lejohet hyrja e deputetëve në seancë, pse jo do të tentohet edhe mësymje brenda godinës së seancave plenare.

Mbulimi i shpenzimeve të protestuesve

Interesant është fakti se duke qenë se Basha po shikon që nga protesta në protestë, numri i protestuesve po tkurret dhe tubimet e opozitës po sfumohen, mësohet se ka urdhëruar vartësit e tij që të kujdesen dhe të mbulojnë të gjitha shpenzimet e qytetarëve, sidomos ata që vijnë nga rrethe dhe nga fshatrat përreth Tiranës. Në këtë kontekst, mësohet se kryedemokrati ka kërkuar që në shpenzimet që duhet të mbulojë Partia Demokratike, do të jetë udhëtimi dhe ushqimi për militantët në çdo qëndresë që do të bëjnë ata, deri sa të vijnë në kryeqytetet, përfshi edhe shpenzimet gjatë protestës.

Nga ana tjetër, gazeta mësoi se lideri demokrat ka kërkuar angazhim maksimal edhe nga krerët e bashkive, të cilat i ka nën administrim PD-ja, sikundër janë ajo e Lezhës, Kamzës, Kavajës dhe Vorës, në mënyrë që në protestën e nesërme të sjellin sa më shumë protestues. Madje, mësohet se në këtë kërkesë të artikuluar nga Basha rol kryesor do të kenë punonjësit e këtyre bashkive, pasi sipas informacioneve, ata jo vetëm që duhet të jenë prezent në tubim, por duhet të marrin me vete edhe familjarë, me qëllim rritjen e numrit të protestuesve.

Ndërkohë, sikundër e bëmë me dije edhe më sipër, në varësi të numrit të protestuesve do të shihet edhe axhenda e opozitës, ku në rast se pjesëmarrja do të jetë e kënaqshme, nuk përjashtohet mundësi e hyrjes dhe mësymjes brenda godinës se Parlamentit.

Policia blindon institucionet

Protesta e paralajmëruar e opozitës ka vënë në “alarm” edhe Policinë e Shtetit, e cila mësohet se ka ndërmarrë planin e masave. Sipas informacioneve, në gatishmëri gjatë protestës do të jenë rreth 1300 policë, përfshi këtu Forcat Shqiponja, Garda dhe FNSH, të cilat do të jenë të pozicionuar tek Kuvendi dhe në të gjitha rrugët që të çojnë tek kjo godinë.

Po ashtu, mësohet se perimetri i sheshit rrethues të Parlamentit do të rrethohet me kordon hekuri, ndërsa pjesa e pedonales do të bllokohet me kordon skele, ku në të do të jenë të dislokuara edhe forca të shumta policie, me qëllim bllokimin e militantëve të opozitës, në mënyrë që këta të fundit të mos pengojnë hyrjen lirshëm të deputetëve brenda Kuvendit, por edhe mos lejimin e protestuesve që të mësyjnë brenda Parlamentit. Po ashtu, gazeta mësoi se policia ka marrë masa edhe për rruajtjen e godinave të tjera qeveritare sikundër janë Ministria e Brendshme dhe Kryeministria. /Rigels Seliman