Mbrëmjen e sotme, gjatë emisionit “Byro Politike”, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi se Prokuroria po heton efektivë policie si të lidhur me grupin Bajri.
Mirëpo kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e ashpër të zv.ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, duke shkaktuar debate në studio.
Hodaj: Mos u bëni tellall, po bëni dy gabime . Së pari nëse ju si gazetare nuk keni prova, po flisni kot, në ajër. Gabimi i dytë nëse keni burim nga Prokuroria, po bëni prap gabim se po nxirrni sekretin hetimor.
Lala: Po të doni u’a vë në dispozicion dokumentet. Janë prova e fakte të Prokurorisë…
Hodaj: Ju po përbaltni kot Policinë…
Lala: Janë fakte, u’a vë në dispozicion. Më thoni cilën vrasje keni zbuluar?
Mirpo Lala e Llallës është e verbër apo e ka nga halli sepse të gjitha vrasjet dhe krimet e ditëve të fundit janë zbuluar dhe ndaluar autorët në kohë rekord. Rasti i Shkodrës është specifik dhe do kohë sepse janë veprime të pregatitura me saktësi dhe të organizuar me detaje prefekte për të mos u zbuluar lehtë, duke përdorur dhe vrasës me pagesë.