Lulzim Basha, i ndodhur ditën e sotme në Malësinë e Madhe ka vijuar takimin e tij me qytetarët.
Basha është takuar dhe me një tregtar i cili ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me taksat që bizneset duhen të paguajnë.
Kreu i PD është shprehur se përgjegjëse për këtë situatë është qeveria “Rama”, e cila ka shtuar taksat dhe nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të bizneseve të vogla.
Ai shtoi se për të shmangur degradimin e mëtejshëm të biznesit duhet që të largojmë kryeministrin Edi Rama, pasi vetëm kështu do të gjendej një zgjidhje për qytetarët.
Tregtari nga Kopliku Gazmend Fili: “Kemi një krizë shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë”
Lulzim Basha: Hera e parë që vij këtu tek ti. Sa kohë ke që e ke hapur këtë dyqan?
Tregtari Gazmend Fili: Që në 2010. Të punësum kam pasë para 3 viteve, por tani e largova, se s’kam me i pagu rrogat e sigurimet.
Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë.
Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.
Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtuar. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. Me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.
Por a ka zot Lulzim Basha?! Nuk e dimë se çfarë taksash paguan ky tregtaruci, sepse siç duket dikur nuk paguante asgj,ë sepse nuk tregon se çfarë taksash janë rritur dhe çfarë lidhje ka largimi i njerëzve për një jetë më të mirë me qeverinë dhe ish qeverinë e krimit Berisha.