Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara studentëve dhe pedagogëve, deklaroi se nuk mund të ketë një masivitet kaq të madh të personave që hyjnë në universitet.
Rama tha se nuk mund të shkojnë në universitet, nxënës që kanë mesataren nën 6.
“Do të ndërhyjmë në legjislacion, për të bërë ndryshime radikale.
Ndër të tjera, nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6.
Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo.
Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona”, deklaroi Rama.