Reperi i njohur amerikan nga Los Angeles, Nipsey Hussle është ekzekutuar me armë zjarri në hyrje të biznesit të tij këtë të hënë.
Edhe pse është dërguar në spital, reperi nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve të marra.
“Ne nuk kemi informacione rreth të dyshuarve për momentin dhe do të japim më shumë detaje pasi ato të bëhen të disponueshme”, njoftoi Departamenti i Policisë në “Los Anxheles”.
Kjo ngjarje ka sjellë padyshim dhe pikëllim në radhët e artistëve, ndërsa Rihanna ka qenë një nga të parat këngëtare që ka reaguar, duke shkruar në Tëitter “shpirti im është tronditur”.
Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit është Ermias Davidson Asghedom, u rrit në Los Anxhelos-in Jugor dhe ishte pjesë e grupit “Rollin’ 60” gjatë viteve të adoleshencës.
Më vonë, ai u bë drejtues i komunitetit dhe u përfshi në projektin artistik “Crenshaë Destination”.