Ajo është një prej femrave super të bukura dhe më të përfolura në vend. Rike Roçi u bë e famshme pas pjesëmarrjes në Big Brother Albania.
Famën më të madhe e fitoi kur bëri tifo për Shqipërinë në Kampionatin Evropain të organizuar në Francë në vitin 2016.
Roçi i pushtoi ballinat e mediave rozë duke bërë tifo për ekipin ‘kuqezi’.
Pamja e saj dhe përmasat trupore super sensuale e vendosën në qendër të vëmendjes. Tashmë. ajo gjendet në Itali dhe po bëhet pjesë e kinematografisë.
Për vite me rrathë Rikja ka treguar se është shumë e lumtur sa i takon jetës private, por gjithmonë ka preferuar t’a mbajë të fshehur partnerin e saj.
Së fundmi ajo është dorëzuar dhe ka publikuar një foto të partnerit dhe mbishkruan: ‘Eh kam rënë në dashuri’ shoqëruar me emoji me sy me zemra.