osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A po shkojmë drejt fundit të qytetërimit tonë?

A po shkojmë drejt fundit të qytetërimit tonë?

Nga Luka Kemp

Shoqëria modern, po vuan nga “shterimi i përkohshëm”, tha në një rast sociologia Eliza Bulding. “Nëse dikush ka mbetur i asfiksuar nga ballafaqimi me të tashmen, ai nuk ka më energji për të imagjinuar të ardhmen”- shkruante ajo.

Në të njëjtin përfundim arriti historiani Arnold Tojnbi, në librin e tij voluminoz “Një studim i historisë”, ku analizon ngritjen dhe rënien e 28 qytetërimeve të ndryshme. Ai kishte të drejtë në disa aspekte: qytetërimet, janë shpesh vetë përgjegjëse për rënien e tyre.

Sidoqoftë, zakonisht vetë-shkatërrimi i tyre ndihmohet. Për shembull, Perandoria Romake, ishte viktimë e shumë “sëmundjeve”, duke përfshirë zgjerimin e tepërt, ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit dhe udhëheqjen e dobët. Por ajo u gjunjëzua, kur Roma u pushtua, dhe u plaçkit nga Visigotët në vitin 410, dhe Vandalët më 455.

Kolapsi është shpesh i shpejtë, dhe madhështia nuk siguron ndonjë imunitet. Perandoria Romake, shtrihej në një sipërfaqe prej 4.4 milionë km2 katrorë në vitin 390. Pesë vjet më vonë, ajo u rrudh në 2 milionë km2. Nga viti 476, shtrirja e perandorisë ishte zero.

Çfarë mund të na tregojë ngritja dhe rënia e qytetërimeve historike, mbi qytetërimin tonë aktual? Cilat janë forcat që përshpejtojnë, ose vonojnë një rënie? A shohim sot modele të ngjashme?

Mënyra e parë, për të analizuar qytetërimet e kaluara, është krahasimi i jetëgjatësisë së tyre. Rënia, mund të përkufizohet si një humbje e shpejtë dhe e qëndrueshme e popullsisë, e identitetit dhe e kompleksitetit socio-ekonomik. Shërbimet publike shkërmoqen, vjen kaosi dhe qeveria humb kontrollin e monopolit të saj mbi dhunën.

Gati të gjitha qytetërimet e kaluara, janë përballur me këtë fat. Disa janë ringritur dhe transformuar, siç janë kinezët dhe egjiptianët. Rënie të tjera, kanë qenë të përhershme, siç ishte rasti i Ishullit të Pashkëve. Ndonjëherë qytetet në epiqendrën e rënies ringjallen, siç ishte rasti i Romës. Në raste të tjera, si qytetërimi i Majave, qytetet u braktisën si mauzoleume për turistët e ardhshëm.

Shoqëritë e së kaluarës dhe të tashmes, janë thjesht sisteme komplekse, të përbëra nga njerëzit dhe teknologjia. Teoria e “aksidenteve normale”, sugjeron që sistemet komplekse teknologjike, dështojnë vazhdimisht pas njëfare kohe. Pra, rënia mund të jetë një dukuri normale për qytetërimet, pavarësisht nga madhësia dhe pozita e tyre.

Sot, ne mund të jemi më të përparur në aspektin teknologjik. Por kjo nuk jep shumë arsye, për të besuar se jemi të imunizuar ndaj kërcënimeve, që i kanë rrëzuar paraardhësit tanë. Aftësitë tona teknologjike të sapoformuara, sjellin edhe sfida të reja dhe të pashembullta.

Sistemi ynë ekonomikisht i bashkuar dhe i globalizuar, ka më shumë gjasa të shkaktojë përhapjen e krizës. Përderisa nuk ekziston një teori e vetme e pranuar, se përse shemben qytetërimet, historianët, antropologët dhe të tjerët kanë propozuar shpjegime të ndryshme, duke përfshirë:

Ndryshimet klimatike:Kur ndryshon stabiliteti klimatik, pasojat mund të jenë katastrofale, duke sjellë prishjen e të mbjellave, uri masive dhe shkretëtirëzimin e tokave. Rënia qytetërimeve Anasazit, Tiuanaku, Akadian, Majan, Perandorisë Romake dhe shumë të tjerave, kanë përkuar të gjitha me ndryshime klimatike të papritura, zakonisht thatësira.

Degradimi mjedisor:Kolapsi mund të ndodhë, kur shoqëritë tejkalojnë kapacitetin mbajtës të mjedisit të tyre.

Pabarazia dhe oligarkia:Pasuria dhe pabarazia politike, mund të jenë nxitësit qendrorë të shpërbërjes sociale, ashtu si oligarkia dhe centralizimi i pushtetit midis udhëheqësve. Kjo, jo vetëm që shkakton shqetësime sociale, por e pengon aftësinë e një shoqërie, për t’iu përgjigjur problemeve ekologjike, sociale dhe ekonomike.

Kompeksisteti:Historiani Xhozef Tainter, ka propozuar se shoqëritë në fund shemben nën peshën e kompleksitetit, dhe burokracisë së tyre të akumuluar.

Tronditjet e jatshme:luftërat, fatkeqësitë natyrore, uria dhe plagët. Për shembull, perandoria Azteke u pushtua nga spanjollë. Ndërsa shumica e shteteve të hershme agrare, u zhdukën për shkak të epidemive vdekjeprurëse.

Rastësia ose fati:Analiza statistikore mbi perandoritë, sugjeron se kolapsi është i rastësishëm, dhe i pavarur nga vjetërsia e tyre. Biologisti i evolucionit dhe shkencëtari i të dhënave, Indre Zliobaite dhe kolegët e tij, kanë vërejtur një model të ngjashëm në regjistrimin evolucionar të specieve.

Një shpjegim i zakonshëm i kësaj rastësie të dukshme, është “Efekti i Mbretëreshës së Kuqe”:nëse speciet luftojnë vazhdimisht për mbijetesë, në një mjedis të ndryshueshëm me konkurrentë të shumtë, zhdukja është një mundësi e qëndrueshme.

Megjithë bollëkun e librave dhe artikujve, ne nuk kemi një shpjegim përfundimtar pse shemben qytetërimet. Për qytetërimin e sotëm, përdoren këto 4 metrika të mundshme, të matura gjatë dekadave të fundit:Temperatura, është një metrikë e qartë për ndryshimet klimatike, PBB është një ndihmëse e kompleksitetit, dhe aspekti ekologjik, është një tregues për degradimin e mjedisit.

Pabarazia, është më e vështira për t’u llogaritur. Matja tipike e Indeksit Gini, sugjeron që pabarazia është zvogëluar paksa në nivel global, ndërsa është rritur brenda vendeve. Më e rëndësishmja:pabarazia e pasurisë është edhe më e madhe. Lajmi disi qetësues, është se metrikat e kolapsit, nuk përbëjnë të gjithë tablonë.

Rezistenca sociale, mund të jetë në gjendje të vonojë ose të parandalojë rënien. Për shembull, diversiteti ekonomik, është më i madh sot sesa në vitet 1960 dhe 1970. Megjithatë, bota po përkeqësohet në fushat që kanë kontribuar në shembjen e qytetërimeve të mëparshme.

Klima po ndryshon, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet, bota po bëhet gjithnjë e më komplekse, dhe kërkesat tona për mjedisin po tejkalojnë kapacitetin mbartës të planetit.

Sot, kolapsi shoqëror është një perspektivë më e pabesë. Armët në dispozicion të një shteti, dhe nganjëherë edhe grupeve gjatë një kaosi, tani variojnë nga agjentët biologjikë, tek armët bërthamore. Lufta bërthamore në vetvete ,mund të rezultojë në një rrezik ekzistencial:ose zhdukjen e specieve tona, ose një katapultim të përhershëm sërish në Epokën e Gurit.

Në rastin tonë, rënia, do të ishte një kurth i përparimit. Rënia e qytetërimit tonë, nuk është e pashmangshme. Historia sugjeron se ka të ngjarë, por ne kemi një përparësi unike të të qenit në gjendje të mësojmë nga gabimet e shoqërive të kaluara.

Ne e dimë se çfarë duhet bërë:emetimet e gazrave serrë në atmosferë mund të reduktohen, pabarazitë të ngushtohen, degradimi i mjedisit të ndalet, që inovacioni të ketë bumin e rradhës, dhe ekonomitë të diversifikohen. Propozimet konkrete janë në tavolinë, mungon vetëm vullneti politik.

Marrë me shkurtime nga BBC – Bota.al